Izraeli propozon takime çdo dy muaj me palestinezët
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar takime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, çdo dy javë për përmirësimin e perspektivave të bisedimeve paqësore për Lindjen e Mesme.
"Netanyahu, i cili do të shkojë në SHBA për të vizituar ëashingtonin javën e ardhshme për bisedime direkte, ka për qëllim të merret me negociatat personalisht", citojnë burime diplomatike për Reuters.
Shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erekat, tha se është ende shpjt për të folur për planin e Netanyahut. Të dy liderët, ai izraelit dhe palestinez, do të marrin pjesë në një drekë të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama më 1 shtator.