Jahjaga: Që nga sot bota është më paqësore

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.
"Duke filluar që sot bota është më paqësore, që nga sot njerëzit janë më të sigurtë të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre. Kryeterroristi Osama Bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend", ka theksuar Jahjaga.
"Republika e Kosovës, populli i saj e mirëpritën lajmin për eliminimin e kryeterroristit të botës, duke qenë të ndërgjegjshëm dhe të falenderueshëm për intervenimin e NATO-s në Kosovë, disa vjet më parë, kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik, u vendos paqja dhe stabiliteti në rajon", thuhet më tej në deklaratë.