E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli teston sistemin paralajmërues për sulmet raketore

Autoritetet izraelite kanë filluar të dielën testimin e një sistemi të ri me të cilin qytetarët do të njoftohen përmes mesazheve në rast të ndonjë sulmi raketor në vend. Autoritetet filluan testimin e sistemit, i cili do të dërgojë mesazhe lajmëruese në hebraisht, arabisht, anglisht, dhe rusisht abonentëve të tri kompanive kryesore telefonike të vendit.
 

Sistemi, i cili duhet të bëhet funksional në muajin e ardhshëm, është projektuar për të mbrojtur civilët në rast të ndonjë sulmi nga Irani ose nga milicia e Hezbollahut e Libanit.
 

Izraeli beson se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore nën maskën e programit të tij bërthamor civil, dhe në muajt e fundit ka folur më shpesh për një sulm të mundshëm izraelit për të parandaluar programin bërthamor të Iranit.
Teherani mohon se është duke u përpjekur të ndërtojë armë bërthamore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›