Izraeli urdhëron diplomatët në Turqi të largohen
Ministria izraelite e Punëve të Jashtme ka urdhëruar diplomatët e saj në Ankara dhe Stamboll të largohen nga Turqia. Vendimi vjen pas protestave kundër sulmit izraelit në flotiljen me ndihma.
Ministria njoftoi se kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e rritjes së kërcënimeve të sigurisë për diplomatët jashtë shtetit.
Gjatë ditës së djeshme ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu garantoi jetën e diplomatëve dhe të turistëve izraelit, duke theksuar se ato nuk kanë faj për veprimet e qeverise së tyre.