E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarif: Serbët të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, ka kërkuar sot nga përfaqësues të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it, ta ruajnë paqen dhe ta krijojnë atmosferën, e cila do të jetë e përshtatshme për dialog.

“Kryetarët e komunave i kam lutur të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që KFOR-i dhe EULEX-i, të kenë liri të lëvizjes, sipas rezolutës 1244”, tha Zarif, pas takimit me përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës, të cilët kanë përsëritur se kjo do të jetë e mundshme, vetëm nëse EULEX-i heqë dorë nga transporti i doganierëve dhe policëve kosovarë në Bërnjak dhe Jarinjë.

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka “apeluar te njerëzit në veri të Kosovës, që të kontribuojnë në mbajtjen e paqes dhe të stabilitetit, dhe t’i shmangen konfrontimit dhe dhunës dhe të jenë të përmbajtur, ashtu sikur edhe deri tash”. /rel/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›