Izrali i përgjigjet notë protestës së Turqisë
Tel Aviv - Izraeli i ka kthyer përgjigje Ankarasë zyrtare pas notë protestës së dërguar nga kjo e fundit tre ditë më parë rreth deklaratës së Komandantit të Forcave Tokësore të Izraelit, Avi Mizrahi. Në përgjigjen e shkruar të Ministrisë së Jashtme të Izraelit theksohet se qeveria izraelite i jep një rëndësi të madhe marrëdhënieve me Turqinë. Ajo nënvizon përpjekjet e Ushtrisë Izraelite për të eliminuar tensionin.
Zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, kishte deklaruar më parë se deklaratat e komandantit Mizrahi, janë thjeshtë pjesë e qëndrimit të tij personal dhe nuk kanë në asnjë mënyrë lidhje me Ushtrinë izraelite.
Edhe Shefi i Shtatmadhorisë së Izraelit, Gabi Ashkenazi, i ka telefonuar më parë Shefit të Shtatmadhorisë së Turqisë, Gjeneralarmate Ilker Bashbu dhe më pas i ka dërguar edhe një letër.