JEMI MIRË SE JEMI DOBËT
Bankat qendrore në SHBA dhe në Bashkimin Evropian njoftuan këtë javë ulje të normës së interesit për depozitat. A është ky një tregues që kriza financiare për të cilën u fol aq shumë ka kaluar dhe sa pozitivisht mund të ndikojë kjo për investimet e huaja në Shqipëri?
Dakord, mund të flasim për ndërhyrjet në normën e interesit, por ky nuk do të ishte kurrë një trajtim që zëvendëson tablonë e krizës financiare dhe asaj ekonomike, e cila është shumë, shumë më e gjerë e komplekse sesa një masë apo një vendim teknik i autoriteteve bankare apo të mbikëqyrjes financiare. Është gabim të kufizohesh këtu, pa le pastaj ta konsiderosh atë si “tregues që kriza financiare ka kaluar”. Ulja e normave të interesit që vlen si për depozitat në hyrje, ashtu edhe për kredidhënien në dalje, s’është veçse një nga përpjekjet për të zbutur goditjen. Një përpjekje, efekti i së cilës për fat të keq nuk mbajti më shumë se sa një ditë e gjysmë. E enjtja pasdite, dhe sidomos e premtja (dje), dëshmuan përsëri rënie të mëdha të aksioneve në bursat kryesore të botës, nga Londra, Parisi e Berlini e deri në Tokio. Rënie të forta, deri në 10%.
***
E di që nuk është një lajm i gëzueshëm, por tashmë as unë, as ju e askush tjetër nuk mund ta fshehim dot faktin që bota financiare sot ndodhet në një nga krizat më të mëdha për nga dimensionet e më të rënda për nga pasojat, që është parë në këto 30 vitet e fundit. Ju e shihni që opinioni dhe ekspertët krahasimet po i bëjnë vetëm me një krizë të ngjashme: me “Depresionin e Madh” të 1929-32-shit. Ky krahasim bëhet edhe më i bazuar nëse mbajmë parasysh që kriza e sotme vërtet u shfaq së pari në “skenën” financiare, por tiparet e saj po shtrihen e po lexohen gradualisht në gjithë dimensionet e jetës ekonomike. Ndërsa deri dje flitej vetëm për “tronditje” të bursave dhe të kapitalit e likuiditeteve të disa prej bankave më të mëdha të botës, sot ky informacion po prek direkt edhe treguesit e ekonomisë reale, ofertën, kërkesën, çmimet e fuqinë blerëse për mallra e shërbime. Kriza pra, po lexohet direkt në portofolin dhe buxhetin familjar të gjithkujt, sidomos në vendet më të zhvilluara ekonomikisht. Madje me pleksjen e fortë mes sektorëve dhe kapitaleve, është vështirë të thuash se nga tamam-tamam filloi kjo punë: nga financat apo nga ekonomia reale. Sepse siç e dimë, shumë muaj, para se sa të dridheshin themelet e “Lehman Brothers” pasuar nga dorëzimi i disa bankave të tjera investimesh, andej dhe këndej Atlantikut, ne patëm një periudhë të gjatë rritjeje të çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Fakt është që sot, ajo lexohet si një krizë e gjerë e afatgjatë, rezultantja e së cilës është një rënie e konsiderueshme e ritmeve të rritjes ekonomike, pra të prodhimit të përgjithshëm bruto, çka nënkupton falimentime, ngushim aktivitetesh dhe papunësi.
***
Sigurisht, në një situatë të tillë, ato që marrin goditjen “e pastër” janë bursat dhe bankat.
Pse? Sepse siç e dimë, bota financiare ngrihet në radhë të parë mbi besimin e pastaj mbi aktivet reale, dhe në një rast “recesioni” (rënie të ritmeve të rritjes), besimi është i pari që lëviz. S’ka besim, s’ka banka. Po ç’është besimi në tregun financiar, si krijohet e si mbahet ai? “Për ta shtjelluar këtë, do të duhen net dimri”, – do të thoshte pa e zgjatur ndonjë koleg yni, me plot të drejtë. Mirëpo meqë dimri as që ka filluar, ndërsa numri juaj i gazetës duhet të dalë pikërisht kësaj të shtune, le të shtrojmë një variant fare të shkurtuar të nocionit besim. Besimi në këtë kontekst do të thotë respekt ndaj autoriteteve të financës dhe stabilitetit monetar në vend. Ndaj bankës qendrore në radhë të parë, por edhe marrëdhënieve të saj me qeverinë dhe mbështetjes që ajo gjen tek qeveria. Së dyti, kjo nënkupton besimin tek bankat e nivelit të dytë (ato bankat që kanë punë me biznesin e publikun) – si biznese. E kemi fjalën tek besimi publik ndaj tyre, i krijuar ndër vite eksperiencash konkrete e shërbimi prej tyre. Dhe së treti – por njëlloj i rëndësishëm – mbetet ai dimension i besimit, ai që ka të bëjë me fuqinë konkrete të bankave të veçanta dhe të sistemit bankar dhe atij financiar në tërësi, si dhe me kapacitetet për administrim që ato kanë. Është ai dimension pra, që ka të bëjë me natyrën e biznesit bankar (është bankë investimesh të shumëllojta apo vetëm depozita-kredish), me madhësinë e aktiveve, me peshën që zënë në tërësinë e tyre aktivet likuide, me madhësinë e portofolit të kredive (peshën e kredive të dhëna ndaj totalit të aktiveve që ka banka), me cilësinë e kredive (peshën e kredive me probleme ndaj totalit të kredive), me shkallën e garantimit të depozitave (nga vetë banka me anë të fondit në fjalë depozituar në bankën qendrore) etj.
***
Thamë më lart se më e prekur nga kriza duket pikërisht bota më e zhvilluar nga pikëpamja ekonomike dhe e sofistikimit të tregjeve financiare. Vendet në zhvillim jo vetëm do të preken më pak, por sipas FMN-së janë ato që pritet “...të japin kontributin kryesor në rritjen ekonomike në të ardhmen”. Inflacion do të kenë sigurisht (ndoshta dyfishin e vendeve të zhvilluara), por ama ndërkohë edhe ritmin e rritjes ekonomike do ta kenë relativisht të lartë. Shkurt, do të jenë ekonomi më dinamike në këtë kohë të “ftohjes” globale. Po Shqipëria? Si i ka ajo punët në këtë horizont të zhvillimit të përgjithshëm? Normalisht, i bie të jemi më pak të shqetësuar se shumë të tjerë. E para, sepse kemi një nivel e një strukturë ekonomike që më shumë ngjan me atë të një vendi në zhvillim. Me një treg financiar të pazhvilluar, me një bursë akoma “në letër” dhe nën një proces ristrukturimi ekonomik. Ne i përkasim kryesisht asaj kategorie në zhvillim, e cila, sipas agjencive më të specializuara, besohet se do t’ia hedhë më lehtë kësaj krize.
Dizavantazhi zhvillimor kthehet papritur në avantazh. Jemi mirë se jemi dobët. Duket paradoks apo jo! “Si ka mundësi kjo”, – do të pyesë shumëkush. Këtu tani hapet një diskutim gjysmëfilozofik që unë sigurisht s’kam ndërmend e as fuqi ta mbuloj. Mund të sjell vetëm ndjesinë time bazë, “të kalitur” sigurisht nga shumë vite shfletimesh, reflektimesh, llogjesh e dialogësh. Në thelb të diskursit, qëndron pikëpamja se sjellja njerëzore superambicioze, sot nuk ka është përgjegjëse vetëm për fenomenet natyrore globale, si thatësirën globale, ngrohjen globale, sëmundjet globale, apo risqet globale etj. Ambicia jonë për të kaluar çdo kufi, ndoshta edhe më qartë se kudo, shfaqet në ekonomi. Kemi shkuar shumë larg me ambigjen tonë “të zhvillimit për zhvillim”. Shfaqja më e dukshme e kësaj është shkëputja e madhe, madje distancomi i thellë i sektorit financiar nga ekonomia reale, nga bota e njerëzve që punojnë me burimet e natyrës dhe prodhojnë të mira konkrete. Janë larguar shumë këto dy botë. Një në qiell e një në tokë. Kjo nuk është vetëm në kufirin metaforik, po fare fizik. Dominimi absolut i botës së financës ndaj asaj të prodhimit duket që atje tej edhe nga sateliti –po të doni. Qytetet e sotme nuk ngrihen më rreth pazarit si qëmoti, por rreth bankave e shoqërive të sigurimit. Rreth ndërmjetësve e sekserëve. Janë këta që kanë ndërtesat më të mëdha e llamburitëse, që kanë pushtetin, shtetin, qytetin, hapësirën, gjithçka. Shumë pak vend ka për fermerin dhe blegtorin. Për atë që mbjell e korr a prodhon djathin. Për zejtarin dhe mirëmbajtësin po ashtu. Por edhe për atë që nxjerr ekstrakte a monton kompjutera. Aq e madhe është bërë kjo shkëputje, sa që dy botët sot xhirojnë thuajse krejt më vete. Një në qiell e një në tokë.
Ja, marrim vetëm njërin nga faktorët e kësaj krize: fryrjen e tejskajshme të kredisë konsumatore. Këtu shfaqet qartë xhirimi i pavarur: kur bota “tokësore” ezaurohet e s’mund ta ndjekë më ritmin e asaj pjesës virtuale të “botës së financës”, atëherë kjo e fundit tenton të krijojë “virtualisht” edhe botën “tokësore”. E shumëfishon atë artificialisht. I jep kredi edhe kur asaj nuk i duhen medoemos. “Merre, - i thotë, - Ke nevojë. Bli po deshe edhe sende që nuk të duhen. Shko edhe me pushime. Ke pushuar? Shko prapë. Diku tjetër nëpër botë. Mjafton ta pranosh kredinë tonë konsumatore. Sa për shlyerjen këtu jemi...” Mirëpo kur bota tokësore ezaurohet, kësaj s’mund t’i thuash tjetër veçse... fryrje. Fry e fry, derisa një ditë tullumbacja plas. Sepse askush nuk mund të shlyejë diçka që del përtej mundësive të veta të të ardhurave. Kriza bëhet e pashmangshme.
Natyrisht, ky shtjellim është tepër i mangët, e tepër skematik. Përshtypja që ai mund të lërë, mund të jetë krejt e pakëndshme për autorin. Naive e reaksionare –do të ishte pak ta quanin “dandy”-t e kohëve moderne. Këto unë nuk ka se si të mos i kuptoj e mirëkuptoj. Por s’kam se si dhe të mos i them ca gjëra që më duken të vërteta. Ashtu si s’mund të mohoj asnjë grimë nga meritat e mëdha e të padiskutueshme që bota e financave luan në zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë njerëzore. Lehtësimit e pasurimit të jetës njerëzore. Do të ishte deficit i tmerrshëm, jo vetëm kulturor, por edhe mendor nga ana ime.
***
Në tronditjen e pazakontë që kanë pësuar tregjet e zhvilluara financiare, është e kuptueshme që edhe ndërhyrja e autoriteteve qendrore dhe qeverive të jetë energjike dhe intervencioniste. Interesante është se si sot ato po i tejkalojnë të gjitha kornizat, parimet dhe kufijtë teorikë të atij debatit historik mbi Intervencionin dhe Liberalizimin, që ne i trajtuam pak herës që shkoi. E shihni edhe vetë. Qeveritë më të djathta të botës (nga pikëpamja spektrale e ideologjike), po i lejojnë sot vetes disa gjëra që bien krejt në kundërshtim me doktrinën e tyre bazë të lirisë dhe mosndërhyrjes ndaj tregut. Kjo është e kuptueshme. Kur bie tërmet, askush nuk pyet më se kush është i majtë e kush është i djathtë, apo jo! Këshillat janë njëlloj për të gjithë. Me vrap përjashta dhe... mos përdorni ashensorin! Të mos na vijë pra fare çudi, që sot po shohim një shkallë të tillë ndërhyrjeje direkte të qeverive “për shpëtimin e disa bankave private”.
Ky madje duhet nënvizuar si fenomeni kryesor, si operacioni kryesor i autoriteteve qendrore javën që shkoi: financimi direkt i disa bankave nga qeveritë qendrore në SHBA, në RFGJ, në Islandë etj.
Ndërsa masa tjetër, ajo e uljes së normave të interesit – sipas meje – s’është veçse dytësore. Ajo do të ketë gjithashtu ndikimet e veta, por nuk është një masë që direkt ndikon për mirë. Mund të ndikojë edhe për keq. Sepse ulja e normës bazë të interesit vërtet mund ta gjallërojë kërkesën duke iniciuar një spirale ekonomike pozitive (edhe pse me një inflacion më të rritur), por ama ky akses më i madh në kredi do të rriste më shumë edhe riskun që vjen nga cilësia e kredive. Shumë kredi do të thotë edhe shumë mundësi për kredi me probleme, çka përsëri vjen si një problem tek bankat. Nga ana tjetër, ulja e interesit do të thotë një dekurajim për rritjen e depozitave.
Kjo është arsyeja që ekonomistët nuk e kanë të lehtë të zgjedhin prerë se ç’duhet bërë sot lidhur me normën e interesit: duhet të ulet apo të ngrihet. Ata që e kanë bërë uljen kanë arsyet e tyre. Të tjerët mund të mos i kenë ato rrethana.
***
Që të vijmë sërish në terrenin tonë, se kjo mbase edhe i intereson më shumë lexuesit tonë. Këtu ne i qëndrojmë asaj çka parashtruam javës së kaluar. Që sistemi ynë financiar është përgjithësisht i shëndetshëm e i balancuar. Kështu është edhe sistemi bankar. Pikësëpari, sepse është i thjeshtë si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Në hyrje, sepse përbëhet kryesisht nga depozitat e njerëzve dhe bizneseve (80 për qind të aktiveve të bankave përbëhet nga depozitat, që janë para konkrete të derdhura në bankë).
Ndërsa në dalje gjithashtu, me ato që lexojmë nga deklarata e Bankës së Shqipërisë por edhe FMN-së, nuk duket se ka vend për ndonjë alarm. Investimet kryesore të bankave janë në kredi për biznesin dhe individët (gati 43 për qind e aktiveve), dhënë përkundrejt garancish të mira relativisht. Ndërsa një pjesë tjetër (19 për qind) është shndërruar në letra me vlerë – bono thesari që emeton qeveria për të financuar pjesërisht buxhetin. Këto konsiderohen investime mjaft të sigurta – madje teknikisht njihen si “aktive likuide”.
A priten probleme gjithsesi? Sigurisht që po. Efekte indirekte natyrisht që do të ketë. Të tilla si thellimi i deficitit tregtar, rënia e dërgesave nga emigrantët dhe tkurrja e investimeve të huaja. Por edhe ndikimet direkte të krizës financiare nuk përjashtohen. Veçse shkalla e dëmtimit prej tyre tek ne, duket e menaxhueshme, nëse të gjitha institucionet bëjnë si duhet punën e tyre. Pra, nëse bankat e nivelit të dytë ndjekin me kujdes portofolin e kredive dhe evitojnë sa të mundin kreditë e këqija. Nëse banka qendrore vazhdon t’i qëndrojë mbi kokë zhvillimeve dhe bën reagimet e duhura në momentin e duhur. Së pari, përmes rritjes së nivelit të garancisë së depozitave – duke kërkuar rritje të fondeve për këtë, si nga bankat ashtu edhe nga qeveria, për ndonjë rast të ardhshëm emergjence. Por edhe duke ndryshuar normën e interesit – nëse e kërkon nevoja. Ndërsa shumë më tepër duhet të bëjë qeveria. Dhe çuditem që nuk po e bën. Thamë më sipër që kjo krizë ka në qendër besimin. Dhe besimi i njerëzve në këtë situatë ndikohet shumë edhe nga besimi ndaj veprës e kompetencës së qeverisë. Është normale që njerëzit të pyesin. Dakord, guvernatori dhe shefat e bankave po na flasin e garantojnë sa munden, se kështu ua do puna e interesi. Po qeveria pse rri kështu mënjanë ose e pashprehur qartë? ǒpunë më të madhe mund të ketë një kryeministër përpara asaj për të bindur qytetarët e vet se gjendja është e tëra nën kontroll? Nëse mendon se është më mirë që këtë ta shprehë “duke mos folur”, e ka krejtësisht gabim. Sigurisht, nuk do të mjaftonin vetëm fjalët. Një fond rezervë në buxhetin e 2009-ës për këtë qëllim – sigurinë edhe më të plotë të kursimeve – duhet të planifikohet patjetër.
Pritet që këtë javë të nisë mësimi në universitetet në mbarë vendin. Në ndryshim nga vitet e tjera, në këtë fillim viti kjo temë pothuajse nuk është prekur dhe nuk është debatuar për opinionin publik. Çfarë mendoni se e shkakton këtë lloj qetësie? A duhet që edukimi dhe arsimimi të jetë një nga temat kryesore për publikun e gjerë?
Si nuk qenka prekur! Ka disa javë që në lajme shohim thuajse përditë ciklin e debateve të PS-së dhe ekipit të zotit Rama nëpër rrethet e vendit, pikërisht mbi këtë temë. Ndoshta jo universitetet në veçantim por në përgjithësi zhvillimin e arsimit.
Fakti që publiku i gjerë flet pak për këtë temë, ka shpjegimet e veta. Ndoshta herën tjetër mund të them diçka më shumë për këtë temë.
Kryeministri Berisha zhvilloi javën që kaloi një debat publik në TV Klan me gazetarët në lidhje me qeverisjen trevjeçare. Komentet mbi këtë debat thonë se Kryeministri arriti të bindte panelin dhe publikun mbi rezultatet pozitive të arritura nga qeverisja e tij gjatë këtyre viteve. Cili është komenti juaj?
Mua m’u duk se i vetmi që u largua i bindur se “i bindi” të tjerët lidhur me sukseset, ishte vetëm... vetë Kryeministri!