E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetim Duro dhe Ilir Daja alternativat post-Blanko

Trajneri

Me Luis Manuel Blankon shumë pranë shkarkimit nga pankina e Dinamos, menjëherë kanë filluar të qarkullojnë edhe alternativat për të gjetur njeriun që do të marrë vendin e tij në stol. Burime të besueshme pranë klubit flasin për emra të njohur, të cilët gëzojnë respektin dhe simpatinë e drejtuesve të lartë të Dinamos. Një mundësi është që Dinamo të mos shkojë larg për të kërkuar trajnerin, kur atë e ka në gjirin e skuadrës. Bëhet fjalë për Ilir Dajën, drejtorin teknik të bluve, i cili njeh një karrierë të suksesshme si trajner. Ai ka fituar titullin kampion të Shqipërisë nën drejtimin e Elbasanit dhe shpesh është përdorur nga Dinamo si njeriu-çelës për kohë krizash. Emri tjetër i shumëpërfolur në kampin dinamovit është ai i Shpëtim Duros, teknikut të ri, i cili ka demonstruar te Partizani dhe Besa se është profesionist dhe di të menaxhojë një skuadër, kur i vë në dispozicion infrastrukturën e duhur. Megjithatë, për momentin duhet të presim se cila do jetë e ardhmja e Blankos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›