E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe shpall listën anti-Irlandë e Veriut

Janë 21 futbollistët e grumbulluar nga kroati për këtë takim, prova e parë e Kombëtares shqiptare për vitin 2010. Në këtë listë Kuzhe ka grumbulluar edhe kapitenin Altin Lala, i cili rikthehet në përfaqësuese pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Ndërkohë që në ekip është rikthyer edhe portieri titullar, Arjan Beqaj, që ka lënë pas dëmtimin e marsit të shkuar përpara ndeshjes me Hungarinë.

Në listë bën pjesë edhe mbrojtësi i Bokumit, Mërgim Mavraj, i cili do të veshë për herë të parë fanellën kuqezi. Ndërkohë që nga Superliga janë grumbulluar vetëm 4 futbollistë: Emiljan Vila dhe Elis Bakaj nga Dinamo, Andi Lila dhe Gjergji Muzaka nga Tirana.

Ja lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e 3 marsit:

1. Arjan Beqaj Anorthosis Famagusta
2. Isli Hidi Kryvbas
3. Andi Lila Tirana
4. Armend Dallku Vorskla Poltava
5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
6. Ansi Agolli Kryvbas
7. Lorik Cana Sunderland
8. Mërgim Mavraj Bochum
9. Altin Lala Hanover 96
10. Debatik Curri Vorskla Poltava
11. Ervin Bulku Kryvbas
12. Klodian Duro Apollon Limasol
13. Ervin Skela Tus Koblenz
14. Jahmir Hyka Mainz
15. Gilman Lika Boluspor
16. Emilian Vila Dinamo
17. Gjergj Muzaka Tirana
18. Erjon Bogdani Chievo
19. Hamdi Salihi Rapid Vienna
20. Edmond Kapllani Tus Koblenz
21. Elis Bakaj Dinamo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›