Ja bilanci vjetor i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Prishtinë - Nga 1 janari, deri më 15 dhjetor të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndihma mjekësore u është dhënë 81.158 pacientëve të shtruar për mjekim, me gjithsej 45.609 ditë të qëndrimit në Spital, ndërkohë që janë kryer me mijëra vizita në ambulancat e specializuara, në kuadër të vizitave të rregullta mjekësore specialistike ambulatore. Sipas një njoftimi nga zyra për shtyp pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, gjatë kësaj periudhe kohore, shfrytzueshmëria e kapaciteteve të QKUK-së, ka qenë 64.6%, kurse kanë qenë në dispozicion gjithsejtë 19.655 shtretër. Më së shumti pacientë të shtruar, ka pasur në Klinikën e Gjinekologjisë, ku numërohen 43.811 pacientë, kurse në Pediatri ka pasur 5.448 fëmijë të shtruar, në Klinikën Interne, 5.462 pacientë, në Klinikën e Kirurgjisë, 5.062 pacientë. Nga Klinika e Anestezisë dhe Mjekimit Intensiv, janë mjekuar 3.519 , në Orl, 2.600, Infektivë, 2.377, në Neurologji, 2.709 pacientë, në Oftalmologji, 1.814, në Neurokirurgji, 1.147 pacientë, Ortopedi, 1.690 pacientë të shtruar, në Psikiatri, 884 pacientë, në Dermatologji, 620 pacientë, në Urologji, po ashtu 620 pacientë, në Klinikën Maksilofaciale, 535, dhe në Fiziatri 112 pacientë të shtruar.