Ja blerjet e reja të Partizanit
Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Mevlan Murati, Alban Hoxha dhe Behar Maliqi janë blerjet e Partizanit deri tani. Pesë futbollistë, të gjithë të rinj, nuk janë pak, kur merkatoja mbyllet në fund të gushtit dhe deri atëherë me siguri Partizani do të ketë bërë të tjera blerje, madje më cilësore se këta. Krasniqi, Ibrahimi dhe Maliqi vijnë nga klubi i Prishtinës në Kosovë, që u shpall kampion, madje edhe Kupën e Kosovës. Murati vjen nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa portieri Alban Hoxha vjen nga Besa, një portier me mjaft vlera, që është afirmuar në radhët e Dinamos. Synimi i drejtuesve të kuq është blerja e lojtarëve të rinj, që premtojnë për të ardhmen, duke bërë kontrata 3-vjeçare dhe duke mos shpenzuar shumë, qoftë në blerje, apo me rrogat.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)