E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pejiç firmos në Kinë, klauzola e lejon

Ndonëse presidenti i Skënderbeut, Artan Takaj, deklaroi se sulmuesi kroat Pero Pejiç nuk mund të largohet kaq lehtë nga klubi korçar, shtatlarti kroat dje ka firmosur zyrtarisht për ekipin e Pekin Baksi Junajtid një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi. Presidenti Takaj i ka kujtuar gjobat e rënda futbollistit në fjalë, madje që ka edhe një vit kontratë me Skënderbeun. Por në fakt, kërcënimet e numrit një të klubit korçar nuk "pinë ujë", pasi në kontratën e futbollistit kroat Pero Pejiç ka një klauzolë, teksa sulmuesi mund të largohej jashtë Shqipërisë, nëse kundrejt tij vjen një ofertë më e madhe se ajo e Skënderbeut. Dhe në fakt, oferta ka qenë shumë më e madhe, plot 300 mijë dollarë. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›