Ja çfarë e ndëshkoi Olta Gixharin
Për të gjithë ishte befasuese dalja nga gara e “Dancing with the stars” e aktores Olta Gixhari. Por, sipas zërave që qarkullojnë brenda këtij produksioni, thuhet se Olta e ka merituar skualifikimin jo për kërcimin, por për karakterin e saj. Pikërisht thuhet se ajo ka folur shumë gjëra kundër produksionit, fjalë të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga stafi drejtues. Ka qenë kjo arsyeja që bëri që ajo të mos e prekte finalen. Ndërkaq, Olta ka pohuar se fitues të këtij edicioni nuk do që të jetë asnjë nga shqiptarët konkurrentë,(edhe pse në fakt në lojë ka mbetur vetëm Çiljeta), por ata kosovarë, Enver Petrovcin dhe Agnesa Vuthaj, apo edhe shqiptarin e Maqedonisë, Shpat Kasapin. “Do të doja që si fitues të shikoja Petrovcin ose Agnesën, megjithëse do të më pëlqente që ai që më eliminoi mua (Shpati) të dilte fitues”, ka pohuar Olta. Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk e ka pritur eliminimin nga gara, por është e bindur se do të mbahet mend gjatë në historinë e “Dancing with the stars”, duke u bazuar në komentet e fansave. Megjithëse vetë Olta e ka të qartë arsyen e eliminimit. Disa gojë të liga pohojnë se javës së fundit që ajo ka marrë pjesë në garë, ka pasur edhe një incident me regjisoren e spektaklit Vera Grabocka… Megjithatë, aktorja nuk e ka pohuar vetë asnjëherë diçka të tillë. Olta, gjithsesi nuk doli bosh nga ky spektakël, pasi ajo është në lidhje me ish-banorin e Big Brother, Olsin.