E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna biseksuale, e lë burri

Pas një viti martesë, ndahet çifti i shumë përfolur

Kryelajmi i gjithë mediave kosovare dje ka qenë ndarja e këngëtares Tuna Sejdiu nga bashkëshorti i saj, Rilind Reka, të martuar vetëm një vit më parë. Në fakt, asnjë gjë nuk do të ishte kaq e jashtëzakonshme, nëse nuk do të merrnim vesh motivin përse ata janë ndarë. Tuna është biseksuale! Ky është argumenti që ka thënë bashkëshorti i saj, Rilindi, djali i Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka. Përsa i përket vetë çiftit, ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, por zërat e kësaj historie kanë dalë pikërisht prej tyre. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e cila ndryshe njihet si “Tuna”, para një viti ishte martuar me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka, përfundimisht është ndarë nga ai. Kishin vënë unazat, ishin martuar, ishin zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, madje kishin blerë edhe një apartament, kishin bërë shumë plane, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme. Sipas informacioneve të Lajmeshqip.com, javën që lamë pas, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ata të dy janë ndarë, sepse nuk e kanë duruar dot më njëri-tjetrin, dhe sipas disa thashethemeve nga njerëz të afërt të çiftit, për shkak të “baticave” dhe “zbaticave” dhe për shkak se edhe pas martesës, Altuna Sejdiu, “Tuna”, sërish e kishte të vështirë t’iu rezistojë shikimeve dhe provokimeve të vazhdueshme me persona të të njëjtit seks. Këtë e vërteton më së miri edhe fotoja që flet se biseksualiteti i Tunës e ka detyruar çiftin të marrë një hap drejt ndarjes, duke ngjallur kështu mjaft dyshime për prirjet e saj (Altuna Sejdiu “Tuna”) biseksuale. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, burime të sigurta të portalit Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se çifti është ndarë përfundimisht dhe se këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu “Tuna”, po jeton në Shkup ndërsa Rilind Reka në Prishtinë. Duke bërë pjesë në mesin e këngëtarëve më të përfolur, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shtypit rozë për thashetheme të ndryshme. Ndarjen me Rilindin deri tani e ka mbajtur të fshehur, duke mos u prononcuar zyrtarisht asnjëherë, e mediave u ka dhënë hapësirë për manipulim. Para se të martohej flitej për një shtatzëni të mundshme të Tunës, por ajo në atë kohë hodhi poshtë thashethemet, duke mohuar një gjë të tillë kategorikisht dhe ua mbylli gojën të gjithëve me martesë. Këtu lindën dhe dyshimet e para për një hap aq të shpejtuar për martesë. Çifti nuk ishte fejuar fare, por vetëm kanë pasur një lidhje dashurie, e cila u kurorëzua me martesë, që zgjati thuajse një vit dhe përfundoi me ndarje. Për shkak të dyshimeve, në lidhje me thashethemet e lartë-përmendura, pritet që Tuna dhe Rilindi të dalin zyrtarisht dhe të pranojnë ndarjen. Tuna u martua më 4 prill, në një dasmë madhështore, ku morën pjesë mjaft personazhe të muzikës. Jehona e dasmës së tyre ishte edhe më e madhe për faktin se bashkëshorti i saj ishte nga ana tjetër, djali i një diplomati. Kjo martesë erdhi pas disa lidhjeve publike, që kishte pasur më parë artistja seksi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›