E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Petrovci, fituesi i ‘Dancing’?!

Aktori i njohur Enver Petrovci, nuk është thjesht një kandidat për të fituar çmimin e parë të “Dancing with the stars”. Ai është i bindur se e meriton ta ketë ai makinën Jaguar! E nga ana tjetër, edhe zërat brenda produksionit komentojnë se tashmë është vendosur, që pikërisht aktori i suksesshëm të jetë ai që do të çojë trofeun e edicionit të dytë të këtij spektakli në shtëpi! Duke dhënë të kuptohet kështu që as puna, as lodhja, as profesionalizmi i çdo konkurrenti, nuk kanë qenë të rëndësisshme për jurinë! Për hir të së vërtetës, mosha e vetë aktorit Petrovsci nuk e lejojnë atë të ketë elegancën e të rinjve, dhe shpesh ajo që shohim prej tij është pantonim dhe aktrim në skenë dhe jo balet. Në fakt, ndryshe nga edicioni i parë, ky edicion duket se nuk po i merr për bazë vlerat e artistëve-balerinë. Çka ka bërë që të humbasë edhe interesin e publikut. Po aq, edhe konsideratën për të 4 konkurrentët që kanë mbetur në garë, të cilët për hir të së vërtetës asnjë herë nuk morën vlerësimin maksimal nga audienca!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›