E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja cilat janë 14 kombëtaret më patriotike, Italia e para

Studimi/Gjermania dhe Rusia, renditen në vendin e fundit
kombetaret patrioteKarim Benzema dhe Ryan Giggs janë bërë protagonistë të faqeve të para të gazetave në vendet e tyre, duke refuzuar që të këndonin himnin kombëtar në të shkuarën. I pari, me origjinë algjeriane, nuk e këndon asnjëherë himnin francez, por justifikohet duke thënë se nuk ka kënduar asnjëherë në jetën e tij. Ndërsa i dyti, uellsian, bojkotoi himnin britanik gjatë Lojrave Olimpike të 2012-s.
Studimi
Megjithatë, studimi i realizuar nga Wall Street Journal është i pari që analizon patriotizmin e përfaqësueseve, duke analizuar mënyrën se si futbollistët kënduan melodinë e himnit në Euro 2012. Italia, Greqia, Anglia dhe Polonia, një vend organizator, ishin të vetmet kombëtare që në të gjitha ndeshjet që zhvilluan, të gjithë futbollistët kënduan himnin. Nga ana tjetër, Gjermania dhe Rusia, renditen në vendin e fundit të kësaj liste. Analiza u bë duke vlerësuar se sa prej futbollistëve këndonin himnin përpara secilës ndeshje të zhvilluar nga kombëtaret e tyre në Euro 2012.
Rusia dhe Gjermania
Futbollistët e Polonisë, Greqisë, Italisë dhe Anglisë ishin të vetmit që e kënduan 100% himnin kombëtar, ndërkohë që ndenja patriotike bie dukshëm te përfaqësuesja e Rusisë. Vetëm 63.6% të futbollistëve që drejtoheshin nga holandezi Dik Advokat e këndonin himnin rus. Pas përfaqësueses së Rusisë vjen Gjermania, me vetëm 68.2% të lojtarëve të saj që e këndonin himnin. Mezut Ozil, Sami Khedira dhe Lukas Podolski, me prejardhje respektivisht turke, tuniziane dhe Polake, preferonin heshtjen para këndimit të himnit gjerman. Ky qëndrim i një pjese të futbollistëve që drejtohen nga Hoakim Lev, mori ngjyrim politik, aq sa u desh ndërhyrja e ministrit të brendshëm të Gjermanisë, Hans Peter Fridrish, i cili theksoi se pas një ndeshjeje të humbur nuk duhet të kërkohen arsye të tilla për ta justifikuar dështimin. Pas Gjermanisë vijnë përfaqësueset e tjera si Ukraina, Irlanda, Holanda, Suedia dhe Franca, që kanë një pjesë më të vogël të futbollistëve që nuk e këndojnë himnin.

Renditja
1. Itali              100% (e futbollistëve kënduan himnin kombëtar)
1. Angli             100%
1. Greqi            100%
1. Poloni           100%
5. Danimark렠  90,9%
6. Çekia           90,0%
7. Portugali       86,4%
7. Kroaci           86,4%
9. Franc렠        77,3%
9. Suedi            77,3%
11. Holand렠    72,7%
11. Irland렠      72,7%
11. Ukrain렠     72,7%
15. Gjermani     68,2%
16. Rusi           63,6%

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›