Morati ka vendosur: Dëshiron me çdo kusht Mourinhon
Plani i Presidentit për të mundur konkurrencën
Janë një sërë pengesash, paraje apo edhe prestigji, por ka edhe një dëshirë të çmendur për të kthyer shiritin e për të filluar aty ku ishin ndarë. Massimo Moratti e ka vendosur: dëshiron Jose Mourinho dhe e dëshiron me çdo kusht edhe pse aktualisht nuk mjaftojnë kontaktet e para për të hapur portën e një lëvizjeje kaq të komplikuar. E sigurtë është se Mourinho do të largohet nga Madridi, por e ardhmja është e paqartë për shkak të konkurrencës së Chelsea dhe PSG. Tre skuadra, të gjitha ambicioze dhe një objektiv i vetëm i përbashkët.
Garë midis Chelsea dhe Inter
Shtëpia e dytë sa për ta kujtuar ashtu siç Mourinho nuk ka reshtur duke kujtuar se sa i lidhur është me klubin zikaltër. Duke e parë në këtë aspekt gara është e ngushtë ndërmjet Chelsea dhe Inter, por e vërteta është se PSGështë më e avantazhuar nga konkurrentët dhe ka miliona arsye të mira për të bindur portugezin të transferohet në kryeqytetin francez. Në Paris atje ku kanë filluar të ndërtojnë një skuadër të madhe, janë të bindur që rruga e Carlo Ancelottit ka arritur në metrat e fundit. Ish trajneri i Milanit, thuhet se do të shkojë pikërisht në Madrid në pankinën e lënë bosh nga Mourinho dhe Mourinho nga ana e tij do të provojë një nga të paktat eksperienca europiane që i mungon, Ligue 1.
Plani
Masimo Morati ka filluar të vërë në zbatim planin për të kthyer Mourinho në drejtimin e Interit. Ndonëse presidenti i zikaltërve insiston se Andrea Stramaçioni është i blinduar në stolin e kësaj skuadre edhe për sezonet në vazhdim, La Gazzetta Dello Sport pretendon se ai ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me trajnerin portugez gjatë ditëve të fundit. Sipas gazetës së njohur sportive italiane, Morati ka komunikuar me Mourinhon për të mësuar rreth situatës së tij te Reali, nëse në të vërtetë do të largohet nga spanjollët në fund të këtij sezoni, ndërsa i ka bërë të qartë portugezit se është i mirëpritur për një kthim në drejtimin e zikaltërve. Ndonëse ditët e fundit Mourinho ka shprehur hapur dashurinë për Çelsin dhe nuk ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit te anglezët, Morati është i bindur se mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje, duke i premtuar atij suksese të tjera të skuadra italiane, ashtu si 3 vite më parë.
Bedi Morati: Do na pëlqente një rikthim i tij
Ëndrrat e tifozëve zikaltër janë ndezur edhe nga deklarata e Bedi Morati, motra e presidentit të Interit, e cila ka lënë gjithçka hapur për kthimin e Murinjos. Njerëzit kanë të gjitha të drejtat të ëndërrojnë. Të gjithëve do të na pëlqente një kthim i tij, e ndonëse e dimë se është i vështirë, nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në jetë, tha ajo.