10 skandalet më të mëdha në histori të Inter-Juventus
Nga Juliano dhe Ronaldo e deri tek lamtumira Bonipertit, një rivalitet pa fund
Nga Giovanni Capuano
Panorama.it
Le të themi direkt të vërtetën: Çfarë ndeshje do të ishte Inter-Juve nëse nuk do të kishte polemika mbi arbitrimin? Do të ishte një ndeshje e mërzitshme. Ndërkohë pushimet e gjata prej ndeshjeve të kombëtareve, pothuajse ia ka hequr guston e pritjes kësaj ndeshjeje. Plus 18 pikët e distancës që bëjnë këtë ndeshje të duket si një ndeshje të zakonshme, dhe të mos duket si derbi i Italisë, që prej një gjysëm shekulli ndez flakë pasionet dhe debatet. Por historia e futbollit italian është e mbushur me debatet e mëdha Juve-Inter, se kush ka etiketën e të mirit dhe të keqit, zgjidhni ju. Ne po iu sjellim sot klasifikimin e dhjetë episodeve, skandaleve, dhe polemikave që nuk hiqen nga memoriet e tifozëve.
26 prill 1998: JUVENTUS-INTER 1-0
Në mes ishte titulli në një klimë plot me helme dhe dyshime. Juve shënon e para me Del Piero, Inter lufton e udhëhequr nga Ronaldo. Fenomeni përplaset me Julianon? Penallti? Albiti Ceçarini vrapon për 30 sekonda dhe jep faull për Juven. Zemërimi i Simonit, Morattit dhe Ronaldos është i madh. Moviola më pas e kritikon Ceçarini vetëm për kartonat e falur ndaj lojtarëve të Juves, kurse rasti i penalltisë është ende i paqartë. Pas kësaj Morati nuk shkeli më në Torino.
10 korrik 1961: JUVENTUS-INTER 9-1
Kjo është nëna e të gjitha rivaliteteve. Ndeshja u pezullua sepse tifozët e Interit hyjnë në fushë, dhe për çudi Inter merr fitoren në tavolinë. Por në Apel u vendos që ndeshja të përsëritej, dhe më pas Angelo Moratti dërgon në fushën ekipin e të rinjve ku Sandro Mazzola shënon golin e parë me Interi, 6 gola i shënon Sivori dhe golin e fundit e shënon legjenda Boniperti që në fund të ndeshjes lë futbollin. Pas kësaj Inter Juve nuk do të jetë më e njëjta.
18 tetor 2002: INTER-JUVENTUS 1-1
Juve kalon në avantazh në minutën e ’87′ me Del Pieron nga pika e bardhë. ndërkohë nervat ishin në kulm pas daljes me karton të kuq të Morfeos e Conte. Pastaj në minutën e 95′ në sulmin e fundit të dëshpëruar të Interit, Toldo i dërguar në sulm nga Cuper, plas në tokë me faull Buffon dhe shënin golin e barazimit me ndihmën e Vierit. Arbitri Collina e quan golin të vlefshëm, pavarësisht protestave të drejta të lojtarëve të Juventusit.
1 maj 1983: JUVENTUS-INTER 3-3
Autobusi i Interit qëllohet me gurë në hyrje të stadiumit Comunale. Qëllohet Marini që nuk mund të zbresë në fushë dhe ndeshja mbaron në barazim (3-3), por më pas mes polemikash komisioni i disiplinës i jep fitoren në tavolinë Interit 0-2.
20 gusht 2005: JUVENTUS-INTER 0-1
Finalja e Superkupës së Italisë fitohet falë një goli të Veron në kohën shtesë, gol që erdhi pas një goli që shënoi Trezeguet në pjesën e parë, por që u anulua padrejtësisht për pozicion jashtë loje (nuk ishte fare). Arbitri? Massimo De Santis, ai i kupolës. Dhe në fakt kur plasi Calciopoli ky episod u përdor shpesh Moggi dhe juventinët duke hedhur poshtë çdo akuzë.
9 mars 1997: INTER-JUVENTUS 0-0
Ndeshje që hyn në këtë histor, pasi iu anullua një i Ganz me assist të Zamoranos. Collina fillimisht e quan si gol, por më pas e anullon pasi nuk kishte pasur pasim të një mbrojtësi të Juves, kështu goli ishte pozicion jashtë lojë. Por pavarësisht kësaj Moratti braktis stadiumin i tërbuar.
20 prill 2005: JUVENTUS-INTER 0-1
Pas shumë kohësh Interi fiton në Torino, por polemikat i përkasin skualifikimit të me provë televizive të Ibrahimovië (në atë kohë tek Juvja) për një duel me Cordoban. De Santis nuk vërën asgjë, por me anë të telekamerave Ibra merr tre ndeshje pezullim duke mos luajtur match scudetton në San Siro kundër Milan. Shënon Trezeguet mbi assist të Del Pieros: kampionati i shkon Juves. Pastaj arrin Calciopoli…
5 dhjetor 2009: JUVENTUS-INTER 2-1
Ishte dita e deklaratave anti arbitra të Mourinhos, që pas tre muajsh do të bënte shenjën e prangave Tagliaventos. Viktima ishte Saçani që e quajti të vlefshëm një gol të Felipe Melos që duhej anuluar. Një mbrëmje e trishtuar për koret anti Balotelli dhe plot nervozitet mes kartonëve dhe debateteve. Pra një Inter Juve e zakonshme.
22 mars 2008: INTER-JUVENTUS 1-2
Sfida e parë në San Siro pas rikthimit të Juventus në serie A post-Calciopoli. Bardhezinjtë janë inferiorë ndaj Interit, që do të fitojë titullin atë vit, por fitojnë? Si? Me një gol jashtë lojë të Camoranesit. Por nuk pati debate të mëdha.
3 nëntor 2012: JUVENTUS-INTER 1-3
Interi fiton në Juventus Stadium duke thyer rekordin e pathyeshmërisë të Juventusit. Rezultati heq mënjanë gafën e Tagliaventos dhe asistentit. Pasi goli parë i Juves i shënuar nga Vidal erdhi nga një pozicion jashtë loje i Asamoah.