Ja cilat janë zonat kadastrale që do të regjistrohen deri në prill
27/12/2011 Kontrata për regjistrimet në 50 zonat kadastrale të vendit përfundon në prill të 2012-ës
Janë në total rreth 50 zona kadastrale, të cilat deri në prill të 2012-ës do të mund të jenë regjistruar tashmë. Kontrata e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë daneze “BlomInfo A/S për regjistrimin e pasurive të paluajtshme sipas zonave kadastrale të vendit do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Burime zyrtare theksojnë se regjistrimi fillestar në këto 50 zona kadastrale përfshin regjistrimin fillestar të rreth 190 mijë pasurive, në zonat urbane, në disa qytete të Shqipërisë.
Pasuritë pa sipërfaqe
Për pasuritë që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqet është vendosur që t’i nënshtrohen regjistrimit fillestar. Sipas udhëzimit të lëshuar për të gjitha zyrat vendore të regjistrimit janë përcaktuar procedura të reja që do të ndiqen për të gjitha këto pasuri të paluajtshme në rastet kur prona është e shtetit, individit apo u përket më shumë se dy pronarëve. Sipas këtij udhëzimi, individët, familjet, personat juridikë, privatë ose shtetërorë që zotërojnë dokumente me të cilat provojnë pronësinë mbi një pasuri të paluajtshme dhe kufijtë e saj, por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen e pasurisë, për regjistrimin e saj, ku për zonën kadastrale në të cilën ndodhet pasuria nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim fillestar pronësie. Për pasuritë e paluajtshme që nuk e kanë të përcaktuar sipërfaqen në dokumentet ligjore të pronësisë, të cilat ndodhen në zona kadastrale për të cilat regjistrimi sistematik i pasurive do të përfundojë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, regjistrimi në një kartelë dhe hartë treguese regjistrimi, në emër të pronarit, do të bëhet vetëm pasi të zhvillohet procedura e regjistrimit.
Kërkesa për regjistrim fillestar
Kërkesa për regjistrim fillestar pronësie, në rastin kur kërkuesi zotëron dokumente pronësie për truallin ose për truallin dhe objektin mbi këtë truall, duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: dokumentin (aktin e fitimit të pronësisë), të regjistruar ose të paregjistruar në regjistrin hipotekor; deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë, që pretendohet nga kërkuesi; plan-vendosjen/gen-planin e pasurisë (i njëjtë me atë, që i bashkëlidhet deklaratave noteriale apo konfirmimeve të entit shtetëror); dokumentacion nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë, që pretendohet; mandatpagesën e shpenzimeve të regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime të tjera, nëse ka të tilla). Pronësinë dhe kufijtë e pasurisë së paluajtshme që kërkon të regjistrojë, kërkuesi duhet ta provojë me dokumentet e pronësisë. Çdo subjekt, i cili zotëron aktin e fitimit të pronësisë, për pasuri, të cilat nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, për pozicion gjeografik dhe sipërfaqja e tyre është përcaktuar gjatë regjistrimit sistematik të pasurive të zonës kadastrale, ku ndodhet kjo pasuri, për regjistrimin e pasurisë në pronësi të tij, kur gjatë regjistrimit fillestar, pasuria është regjistruar me pronar "të pavërtetuar", duhet të paraqesë në Zyrën e Regjistrimit edhe këto dokumente: aktin e fitimit të pronësisë; një plan-vendosje apo gen-plan të pasurisë; deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare.
Projekti i regjistrimit
Përzgjedhja e kompanisë daneze, si fituese për regjistrimin e 50 zonave kadastrale, u bë pas një tenderi ndërkombëtar, të organizuar nga ZQRPP, me miratimin e Bankës Botërore. Ndërsa përzgjedhja e zonave, që do t’i nënshtrohen projektit të Regjistrimit të tyre Fillestar, u përzgjodhën nga një grup ndërministror, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë. Organizimi i këtij tenderi është pjesë e Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i iniciuar nga qeveria shqiptare dhe i financuar nga Banka Botërore. Ndërkohë, si pjesë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore, një tjetër kompani është duke punuar për Regjistrimin Fillestar të rreth 120 mijë pasurive të tjera, në 22 zona kadastrale, përfundimi i të cilave pritet të ndodhë në maj të vitit 2011. Në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” (i ndryshuar). Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Për të mbështetur ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen e pronarëve, paralel me këtë projekt, financuar po nga Banka Botërore po zhvillohet edhe Projekti “Fushata e ndërgjegjësimit publik për të mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
Regjistrimi kur prona është shtetërore
Kur në kufi të pronës për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj., deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar, i dhënë nga bashkia/njësia bashkiake apo komuna përkatëse, e cila është pronare apo administron pronën shtetërore, pavarësisht faktit nëse bashkia apo komuna është e regjistruar si pronare apo administratore e pasurisë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në rastin kur pasuritë publike, kufitare me pasurinë për të cilën është paraqitur kërkesë për regjistrim, janë të regjistruara në zyrën e regjistrimit, në emër të një enti tjetër shtetëror, të ndryshëm nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet të bëhet nga titullari apo personi i autorizuar nga ky ent.
Prona e individit ose shoqërisë private
Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona, fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit kufitar do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale, e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurive kufitare. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme më poshtë (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e gen-planit apo të plan-vendosjes së pasurisë, sipas procedurës së parashikuar në këtë vendim.