Akuza, riekspertim aksidentit ku u përfshi djali i Ruçit
26/12/2011 Kërkohet përcaktimi i shpejtësisë së BMW X6, e cila drejtohej nga Ledio Ruçi
Dosja drejt përfundimit, shumë shpejt priten përgjigjet e ekspertimit
TIRANE¬-Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin e aksidentit tragjik të ndodhur mes djalit të deputetit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçit dhe shtetasit Edi Lika, nga ku mbeti e vdekur 29-vjeçarja Brunilda Vladimiri. Në kërkesën për riekspertimin e vendit të aksidentit, grupi i hetimit ka shtruar disa pyetje për specialistët e aksidenteve, duke kërkuar të dijë se sa ka qenë shpejtësia e lëvizjes së automjetit tip BMW X6, të cilën e drejtonte djali i Ruçit, Ledio Ruçi dhe shpejtësinë e automjetit tjetër tip “MiniCoper”. Një tjetër kërkesë mësohet se ka të bëjë dhe me të drejtën e përparësisë në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti tragjik, si dhe me pozicionin e dritave të semaforëve të kryqëzimit. Kërkesa e Prokurorisë për një riekspertim të vendit të aksidentit është miratuar dhe nga avokati mbrojtës i të arrestuarit si shkaktar të ngjarjes shtetasit Edi Lika. Pritet që në ditët në vazhdim organi i akuzës të administrojë në dosje ekspertimin së bashku me përgjigjet dhe se pas kësaj procedure, Prokuroria do mbyllë dosjen penale ku për momentin për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dyshohet Edi Lika dhe djali i kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, Ledion Ruçi. Ky i fundit dy ditë pasi ishte arrestuar nga policia për aksidentin në fjalë, është liruar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, duke ju caktuar masa për detyrim për paraqitje, ndërsa Lika është lënë në arrest në burg.