Fondi i Ekselencës, hapen procedurat për vitin 2012-2013
Ministria e Arsimit hap procedurat e aplikimit për Fondin e Ekselencës, për vitin akademik 2012-2013. Sipas afateve të vendosura nga MASH, aplikimet do të kryhen nga data 9 janar deri më 30 mars 2012. Studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer, mund të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës: bursa të posaçme për studentë që kryejnë studimet e doktoratës jashtë shtetit; bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, si dhe ata që janë pranuar e kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore; bursa të posaçme për shkencëtarë të rinj, që bëjnë studimet e postdoktoratës
jashtë shtetit; çmime/ shpërblime për studentë fitues në konkurse dhe olimpiada
ndërkombëtare; çmime/shpërblime dhe mbështetje financiare për botime shkencore, me
nivel të lartë shkencor, të vlerësuara edhe jashtë vendit.