Ja formacioni I “portokallinjëve”, Shnajder në listë

Të frenojmë Shqipërinë të shkruaj historinë, shkruajnë mediat hollandeze në prag të takimit të sontëm Shqipëri-Hollandë. Shqipëria shpesh ka paraqitur veten të fortë para publikut të saj mirëpo rezultatet I kanë munguar dhe do të tentojë që para publikut të vet sonte të shkruaj historinë mirepo ne do të frenojmë këtë. Sipas mediave hollandeze me tej – Shqipëria në 25 vitet e fundit ka fituar tri ndeshje para tifozerisë së saj me ekipe të mëdha Greqinë, Rusine dhe Belgjikën.
Trajneri Basten ne stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shqipërinë do të paraqes në fushë thuajse te njëjtin formacion .Basten do te ndryshoj vetëm një futbollist nga ndeshja me Bullgarinë ku në vend të Andre Ooijer do të luaj John Heitinga mirëpo deri në momentin e fundit mund të ndryshojë cdo gjë . Lojtari I Realit të Madridit që ishtë në pikëpyetjë deri në castet e fundit është I rikuperuar dhe do te jëtë I gatshëm për takimin e sontëm. Në stërvitjen që zhvilluam sonte askund nuk është përmendur fjala barazim tek lojtarët tanë, shkojmë në fitore – ka deklaruar Van Basten.
Ja edhe formacioni I mundshëm I tulipanëve:
Edwin Van der Sar, Mario Melchiot, Joris Mathijsen, André Ooijer, Wilfred Bouma, Wesley Sneijder, Demy the Zeeuw, Giovanni of Bronckhorst, Robin van Persie, Ruud van Nistelrooij, Ryan Babel.
Tulipanet ne stervitje

VanBasten ne aeroport

Shnajder jep autograme fansave shqiptar te tulipaneve
