Flash: U-21, Alimi i solli fitore Maqedonisë

Rexhep Bexheti "mision incomplete" Kryetari i Lidhjes Futbollistike të Tetovës Memet Abdiu ka reaguar në lidhje me disa shkrime të pavërteta që janë paraqitur në mediume në lidhje me atë se Lidhja Futbollistike e Tetovës është ende pronë e Rexhep Bexhetit. Në reagimin e lëshuar për mediume kryetari i LFK-së të Tetovës, Abdiu shprehet se "Bexheti e dinë shumë mirë se misioni i tij në LFK-së të Tetovës ka përfunduar."Këtë gjë e ka vërtetuar edhe dokumenti i lëshuar nga regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë. Ndërkohë sa i përket Ligës së Tretë grupi Perëndim këtë Ligë e ka formuar kuvendi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me ndarjen e regjioneve .Ligën e Tretë e formojë këto Lidhje Futbollistike :LFK-së të Tetovës, , Gostivarit dhe e Kërcovës," thuhet në reagim. Sipas Abdiut, koordinator i këtyre Lidhjeve Futbollistike është caktuar z.Zulkadri Iseni nga Gostivari. Në reagimin e mëtutjeshëm thuhet se Memet Abdiu "është kryetar i Lidhjes Futbollistike të Tetovës dhe FFM-së dhe kjo vërtetohet me dokumente. "me datë 9/9/2007 u zhvillua xhiroja e dytë e Ligës së Tretë Perëndim ndërsa me datë 8/9/2007 filloi Liga e Grupmoshave – Fatosat dhe Pionierët. Pas kësaj nuk më ka mbetur fjalë tjetër vetëm se ju lexues të nderuar të gjykoni se kush është manipulator dhe kush tallet dhe i përcan klubet shqiptare për interesat e veta personale ose për të mos ija zbuluar pisllëqet që i ka bërë deri tani në Federatën e Futbollit të Maqedonisë,"thuhet në fund të reagimit të lëshuar nga kryetari i LFK-së së Tetovës, Memet Abdiu. Drejtuesit e Renovës bindin Vllatko Kostovin Trajneri Vllatko Kostov është kthyer sërish në skuadrën e Renovës pasi që ka patur takim me drejtuesit e skuadrës "bardh e kaltër" për ta bindur që të jetë sërish në postin e kryetrajenrit. Drejtori Sportiv , Lirim Saiti konfirmoi se është aritur marveshje me Kostovin. "Pas dorëheqjes që ofroj Kostovi sponsori i klubit nuk i'a pranoj dorëheqjen dhe prandaj biseduam me të që sërish të kthehet në skuadrën tonë për ta udhëhequr. Arsyet për dorëheqjen e tij dihen rezultatet e dobëta që u shënuan në fillim të kampionatit.,"u shprehë Saiti. Sipas Saitit, Kostovi është paraqitur para futbollistëve sërish pas dorëheqjes së parevokueshme dhe në ditët në vazhdim do të vazhdoj të stërvis skuadrën. Ndërsa ditët e kaluara skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore nën udhëheqje të trajneri Faruk Jonuzi dhe ndihmësit të tij Samet Zendeli. Ndërkohë zhvillimin e stërvitjeve në Tearc skuadra e Renovës e ka ndryshuar me destinacion në fushën e gjelbër të fshatit Jegunovc. Vullnet Dauti