Bariç: “Van der Vart më i mirë se Shnajder”

Kartonët e dytë të verdhë janë një tjetër rrezik për Shqipërinë për ndeshjen e ardhshme me Slloveninë. Tetë lojtarë rrezikojnë. Por Baric thotë se kjo nuk e shqetëson aspak. "Ne kemi në stol lojtarë të tjerë të mirë. Ervin Bulku për mua është një lojtar shumë i mirë. Fatkeqësisht në rolin e tij, ne kemi një futbollist si Cana. Bushi apo Haxhi nuk do të luajnë nga minuta e parë, por ata janë lojtarë thelbësorë. Unë isha në Amsterdam dhe prita që dhe holandezët të ndëshkoheshin me karton të verdhë, por askush nuk morri. Madje, Shnajder mund të merrte dhe karton të kuq. Kam dëgjuar se ai nuk do të jetë kundër nesh, por kjo nuk më gëzon, pasi Van der Vart është lojtar më i mirë se ai".