U-21, Shqipëri-Itali 0-1. Shpresat pa fat, lojë të bukur, por humbasin

Irgis Hysenaj
Përfaqësuesja shqiptare U-21 edhe pse ka zhvilluar një lojë shumë të mirë, është mundur nga Italia me rrezutlatin e ngushtë 1-0. Kështu, "kuqezinjtë e vegjël" i kanë dhënë fund shrpesave për kualifikim për fianlet e Evropianit të U-21 dhe gjithashtu nuk kanë arritur që të marrin hak për humbjen e pësuar në Itali me rezuatin 4-0.
"Djemtë e Bushatit" kanë bërë një paraqitje dhe lojë të nivelit të lartë, megjtihatë duekt se fati nuk ka qenë nga ana e tyre. Një Itali inëgzistente deri në minutën e 69', kur Akuafreska shfrytëzoi më së miri një asist të talentit Xhovinjo, duke i dhënë kshtu skuadrës golin e fitores.
Ishte përfaqësuesja shqiptare ajo që mori në dorë lojën. Për gati 70 minuta ekipi u tregua tepër kompakt dhe i aftë të dhuronte aksone dhe në disa raste edhe spektakël. Reparti mbrojtës i udhëhequr nga kapiteni Lila zhvilloi një lojë mjaft të mirë, duke mos u lejuar hapësira kundërshtarëve italianë, të cilët nuk e rrezikuan aspak portën e mbrojtur nga portieri Enea Koliqi në 68 minutat e para të ndeshjes. Edhe mesfusha me Hykën Malindin, Bakajn dhe Milen, Fagun tregoi se është e aftë të prodhojë aksione dhe të rrezikojë. Në sulëm i vetëm Xhevahir Sukaj, bëri një paraqitje të mirë dhe vuri disa herë në vështirësi mbrojtjen italiane. Gjatë pjesës së parë "kuqezinjtë e vegjël" u treguan të pagabueshëm dhe inisiatorë të disa aksioneve, të cilat rrezikuan portën kundërshtare. Kapiteni Lila, Hyka, Bakaj treguan se janë të aftë të bëjnë një lojë të bukur. Megjithatë, Italia tregoi që është një ekip me eksperiencë, që të ndëshkon edhe në të vetmin rast që i i jepet. Këtë e tregoi edhe goli i pësuar, që erdhi në gjuajtjen e parë të rrezikshme të "axurrëve" të Kaziragit. Kështu, Shqipëria vazhdon që të mbetet në vendin e 4 me 6 pikë të grumbulluara. Italia kryeson së bashku me Kroacinë me nga 9 pikë. Me humbjen e pësuar në "Niko Dovana" shpresat e "kuqezinjve të vegjël" për kualifikim në finalet e evropianit për të rinj, janë shumë të pakta.
Pjesa e parë
Në minutat e para, loja është përqëndruan në mesfushë . Italianët janë përpjekur që të sulmojnë, megjithatë aksionet e tyre janë mbyllur me lehtësi nga ana e mbrojtjes shqiptare. Gjatë 45 minutave të para axurrët e rinj nuk e kanë vënë asnjëherë në rrezik portën shqiptare. Në minutën e 22' të lojës, vjen edhe goditja e parë në portën kundërshtare. Është sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, ai që ka gjuajtur fuqishëm nga jashtë zone, megjithatë është treguar i pasaktë. Sërish janë "djemtë e Bushatit", të cilët zotërojnë topin. Ata vazhdojnë të sulmojnë në portën kundërshtare. Një minutë më vonë është Progni ai që godet fuqishëm portën, por topi këtë rradhë pritet nga portieri italian. Në minutëne 26 është Bakaj ai që rrezikon, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Në minutën e 34' trajenri Bushati bën edhe ndrimin e parë për Shpresat, del nga loja Enco Malindi dhe në vend të tij futet Ervin Fagu. Edhe pse në minutat e mbetura përfaqësuesja shqiptare ka qenë më kërkuese ndaj golit dhe ka rrezikuar më shumë, sërish kjo nuk ka ndodhur. 45 minutat e para kanë përfunduar me rezultatin 0-0.
Pjesa e dytë
Në pjesën e dytë shpresat shqiptare kanë vazhduar të njëjtin ritëm si në pjesën e parë, me synim kalimin në avntazh ndaj kundërshtarëve të tyre. Në 10 minutat e para të pjesës së dytë, loja është përqënduar në gjysmëfushën italiane, por pa arritur që të shënohet, megjithë rastet e rrezikshme. Në minutën e 67 është sërish Bakaj i cili merr nëj top nga jashtë zonës, gjuan por topi devijohet dhe përfundion jashtë. Minuta e 69' e pjesës së dytë është edhe më vendimtarja e gjithë lojës. Xhovinjo merr topin dhe avancan bukur në gjysmëfushën shqiptare. pasi arrin të kalojë midis dy futbollistëve , ai jep një asisit për sulmuesin Akuafreska, i cili gjuan dhe shënon. Italia kalon në vantazh në "Niko Dovana". Kështu në aksionin e parë të rrezikshëm, "axurrët " na kanë ndëshkuar duke treguar, edhe forcën që ka një skuadër e madhe. Me pësimin e golit, "kuqezinjtë e vegjël" janë ëprpjekur që të barazojnë, megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Italianët më të qetë janë mbrojtur më mirë dhe kanë fillaur edhe të shfaqen rrezikshëm me anë të kundërsulmeve të tyre. Në minutën e 73' është ialiani Rosi që gjuan rrezikshëm, por topi përfundon jashtë fushës. Në minutëne 83' për Shqipërinë del Progni dhe hyn Vela. "Kuqezinjtë e vegjël" vazhdojën që të hidhen në sulëm, por goli i barazimit nuk ka ardhur. Në minutën ne parë shtesë është sërish Bakaj, por gjuajtja e tij është e pasaktë. Kështu, ndeshaj përfundon me rezultatin 0-1 për Shrpesat italiane, të cilat me fitoren e arritur në "Niko Dovana" kryesojnë renditjen në grupin A së bashku me Kroacinë me 9 pikë të grumbulluara.