Loja e Bariç me Klodian Duron

Oto "Maksimale" është një togfjalësh që e shoqëron gjithmonë teknikun e Kombëtares sonë. Baric e përmend fjalën "maksimal" thuajse në cdo fjali dhe situatë. Por tekniku ka shpjegimin e tij: "Nëse unë them shpesh fjalën "maksimal", kjo del në mënyrë spontane prej meje. Unë dëshiroj që lojtarët të japin maksimumin dhe ata e dinë se unë kërkoj gjithcka prej tyre. Për shembull, gjatë dy-tre muajve të fundit unë e kam vendosur nën presion Duron. Unë pres që nesër ai do të jetë në një formë shumë mirë. Unë e di dhe se Dallku apo Curri, do të japin 100 përqindëshin e tyre. Kjo nuk do të thotë se ata do të luajnë super, por se do të japin gjithcka të tyren".