E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja fotoja e autorit të vrasjes së Yzberishtit. Familja: Nuk kemi konflikte

Tiranë- Janë bërë publike sot disa foto të autorit të dyshuar se kreu vrasjen mbrëmjen e së enjtes në Yzberisht, duke ekzekutuar pronarin e marketit, Petrit Kurit, 53 vjeç.

Lidhur me ngjarjen strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Kryeqytetit pohojnë se po punojnë intesivisht për kapjen e autorit.

Për hetimin e kësaj ngjarje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është formuar grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona dhe dëshmitarë që kanë dijeni për këtë ngjarje.

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vrasja e 52- vjeçarit Petrit Kurti, Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë pistë konkrete për sa u përket motiveve të ngjarjes, ndërkphë që familjarët deklarojnë se nuk kanë patur asnjë konflikt.

Nuk e dimë se çfarë është thënë, por Petriti nuk ka pasur asnjë konflikt ose sherr të çastit. Tani i takon policisë të merret me këtë punë. Ata kanë marrë kamerat dhe po i shohin., rrëfejnë të afërmit e Petrit Kurtit për nja nga të përdithsmet shqiptare.

Ndërkohë dje policia vuri në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për personin që do të japë informacion lidhur me autorin e vrasjes.

Çdo person që jep informacion të vlefshëm, duke ruajtur në çdo rast anonimatin, mund të telefonojnë në numrat 129 dhe 069 41 00 353 dhe 069 41 04 111 .

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini theksoi dje se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Kurti janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.

Petrit Kurti, 52 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, mbrëmjen e djeshme.  Krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie ose për grabitje.

Petrit Kurti u qëllua përpara marketit në pronësi të tij. Viktima ka debatuar ashpër me autorin përpara ngjarjes. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të marketit, nga të cilat janë bërë sot publike fotot e vrasësit të dyshuar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›