Zjarri në tregun e romëve në Elbasan. Prangoset pronari i truallit
Elbasan- Zjarri që shkurmboi dje tregun e romëve në Elbasan është vënë nga pronari i truallit, arrestimi i të cilit është bërë i mundur ditën e sotme.
Policia tha se shtetasi, Veli Berdhija 44 vjeç, nga lagja 5 Maji, pronari i truallit që romët e përdornin për tregtimin e rrobave të përdorura, është përgjegjësi për zjarrin që rrezikoi edhe banesat afër këtij tregu.
Komuniteti rom u bë dje sërish objekt persekutimesh ku tregu në qytetin e Elbasanit, në Lagjen 5 Maji, u gjet i shkrumbuar.
Tendat, banakët dhe i gjithë malli që ata kishin brenda dyqaneve të improvizuara u dogjën. Të irrituar ato kërkuan gjetjen e përgjegjësit, ndërkohë që vetëm sot i është vënë një emër autorit të zjarrvënies së qëllimshme dhe ai është Veli Berdhijam pranari i truallit.
Prej disa muajsh komuniteti rom ka qenë në konflikt me bashkinë e qytetit, e cila ka kërkuar zhvendosjen e tyre nga vendi ku ushtrojnë veprimtarinë tregtare.
Sipas romëve, bashkia kërkonte ti zhvendoste ata në nje treg privat, që ishte ndërtuar në qytet, sipas burimeve jo zyrtare, nga një gjykatëse e rrethit të Elbasanit, e cila kishte vënë sipas romëve, një qera të shtrenjtë për mundësitë e tyre ekonomike. Një pjesë e romëve kishin shkuar pranë këtij tregu, duke iu bindur bashkisë, ndërsa të tjerët kishin refuzuar ose ishin zhvendosur në periferi të qytetit.
Ky treg vec romëve që siguronin jetesën ishte bërë një destinacoin edhe për pjesën më të madhe të popullisë e cila nuk ka mundësi financiare për të blerë rroba apo këpucë në dyqane.
/IDEA/