Vijojnë hetimet për vrasjen e Yzberishtit. Ja fotoja e autorit
Tiranë- Janë bërë publike sot disa foto të autorit të dyshuar se kreu vrasjen mbrëmjen e së enjtes në Yzberisht, duke ekzekutuar pronarin e marketit, Petrit Kurit, 53 vjeç.
Lidhur me ngjarjen strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Kryeqytetit pohojnë se po punojnë intesivisht për kapjen e autorit.
Për hetimin e kësaj ngjarje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është formuar grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona dhe dëshmitarë që kanë dijeni për këtë ngjarje.
Ndërkohë dje policia vuri në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për personin që do të japë informacion lidhur me autorin e vrasjes.
Çdo person që jep informacion të vlefshëm, duke ruajtur në çdo rast anonimatin, mund të telefonojnë në numrat 129 dhe 069 41 00 353 dhe 069 41 04 111 .
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini theksoi dje se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Kurti janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.
Petrit Kurti, 52 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, mbrëmjen e djeshme. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie ose për grabitje.
Petrit Kurti u qëllua përpara marketit në pronësi të tij. Viktima ka debatuar ashpër me autorin përpara ngjarjes. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të marketit, nga të cilat janë bërë sot publike fotot e vrasësit të dyshuar.
/IDEA/