Ja kë ka zemër Rudina Magjistari Surpriza në Turqi
Panorama PLUS
Mbasi ka mbaruar edicionin e parë të programit “T’kam zemër”, vajza e njohur e televizionit, Rudina Magjistari mendoi edhe për verën televizive. Kështu u vendos që të bëhej një rigrupim i rasteve të trajtuara në programin e njohur me nota të forta sociale, për t’ia ripropozuar publikut në verë. Janë plot gjashtë puntata të cilat kanë filluar të transmetohen në Televizionin Shqiptar çdo të martë. Njerëzit model që na frymëzojnë, njerëzit që na prekin, temat sociale, nata e surprizave, personazhet VIP dhe lajmi i mirë, do të vijojnë plot gjashtë të marta në televizion, në pritje të nisjes së edicionit të ri rreth fundit të shtatorit. Duke qenë një program shumë impenjativ ku rastet nuk mund t’i gjesh vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, Magjistari së bashku me stafin e saj ka filluar që tani me shqyrtimin e rasteve që do servirë para publikut. Gjatë muajve transmetim, në adresë të programit kanë ardhur shumë letra dhe e-maile, duke vërtetuar edhe një herë sensibilitetin e njerëzve kur bëhet fjalë për të evidentuar dhe mbase edhe zgjidhur probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë tonë. Por në valën e punëve, Rudina ka gjetur kohën për t’i bërë një surprizë stafit të saj. Gjithçka ka filluar me një darkë mbas natës së fundit, me pretekstin e ditëlindjes së njërës prej vajzave. Më pas ajo iu ka treguar atyre se të gjithë së bashku do të pushojnë disa ditë në Antalia të Italisë, udhëtim i mundësuar nga agjencia turistike “Globus”. Ne kemi arritur të sigurojmë foto të Magjistarit me kolegët e saj në plazhet e Turqisë pasi edhe aty Rudinën nuk e kanë lënë rehat kamerat. Kjo jo për efekt paparaci por për punë, pasi në puntatën e parë vetë Rudina ka vendosur që të tregojë një klip nga ky udhëtim i këndshëm në një nga plazhet më të bukura të Turqisë.
Një nga gjërat më të bukura është edhe fakti se falë efektit pozitiv që ky program pati tek teleshikuesit, ka një vemendje më të madhe edhe nga sponsorat, ndërkohë që tani thuhet se rastet që janë përzgjedhur nga stafi janë tejet interesante edhe pse dihet se pas çdo njeriu ka një histori interesante për ta rrëfyer. Le të presim atëherë rikthimin e programit që na fton që ta duam më shumë njëri- tjetrin, i pagëzuar me emrin “T’kam zemër”.
Juli Kristafi shtatzënë, pas lindjes së bebes mund të lërë televizionin
Bukuroshja e lajmeve në “Tv Alsat”, Juli Kristafi, ka të ngjarë që të braktisë televizionin njëherë e përgjithmonë. Arsyeja është fëmija, që ajo pret të vijë në jetën e saj. Babai i bebes është një djalë me profesion ekonomist nga Fieri, me të cilin ajo po përjeton një histori të vërtetë dashurie. Por thashethemet brenda “Tv Alsat”, kanë filluar dhe ajo ndoshta nuk do të kthehet fare në televizion, për shkak edhe të karakterit xheloz të të dashurit. Bukuroshja, e cila drejton në “Tv Alsat” emisionin “Për Evropën”, është gati 5 muaj shtatzënë, dhe po jeton momente të bukura të pritjes së fëmijës së saj të parë. Juli Kristafi, vajza nga Gjirokastra, më parë ka drejtuar emisionin “Almanak”, në po të njëjtin televizion. Ndërsa më parë ishte identifikuar si prezantuesja shumë e bukur e lajmeve në “Klan”.