“Metropolitan” vendi i preferuar i VIP-ave, por edhe i të rinjve trendy
Ka vetëm pak javë që është hapur, por menjëherë ka arritur të bëjë për vete të gjithë ata që zgjedhin të pijnë kafenë e punës, por edhe të pasdites në lagjen e bllokut. “Metropolitan” bari dhe piceria që ndodhet përballë vilës së “Vodafon” në “Bllok”, ra menjëherë në sy për hapësirën e bollshme dhe barin veror të ndërtuar posaçarisht për këtë stinë dhe për të krijuar një atmosferë të këndshme verore për të gjithë klientët e saj. Thuhet se së shpejti në godinën që dikur banonte familja Kapo, por që tani i është kthyer pronarit të ligjshëm, në katin e dytë, do të hapet një restorant luksoz, por do të ketë edhe një barbeque. Duket se menaxherët e lokalit nuk kanë pasur problemet klasike të fillimit të aktivitetit pasi lokali ka tërhequr menjëherë vemendjen dhe është mbushur plot që në ditët e para. Shërbimi i shpejtë dhe i kulturuar, por edhe cilësia e produkteve dhe e gatimit, ka bërë që klientët ta kenë “Metropolitan” zgjedhjen e tyre të përhershme. Por ky lokal, ka tërhequr vemendjen edhe të personazheve të njohur të politikës dhe artit. Siç e shihni nga fotot, “Metropolitan” frekuentohet shumë nga emrat e njohur të politikës shqiptare, kjo mbase edhe për vetë pozicionin e tij shumë afër zyrave të kuvendit. Pak ditë më parë, pikërisht në momentet kur ekziston një klimë e nxehtë politike mes zënkash në parlament dhe ndryshimeve në qeveri, duket se bisedat e politikës disa deputetë kanë zgjedhur t’i bëjnë pikërisht në këtë bar. Janë parë gjatë kësaj jave aty, deputetët e të majtës Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Arben Isaraj, ndërkohë që në një tavolinë tjetër ndodhej Nard Ndoka dhe një koleg tamam ditën kur Ndoka la postin e ministrit të Shëndetësisë. Atmosferës i japin shumë gjallëri të rinjtë e kryeqytetit dhe personazhet e njohur të artit dhe të medias, të cilët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe ajo quhet “Metropolitan”.