Ja kontrata: Delijorgji do të paguajë dëmet e Gërdecit
Kush do të paguajë faturën financiare të Gërdecit? Në Shqipërinë postkomuniste dhe me mentalitetin ende të pandryshuar komunist, edhe për vetë viktimat e shpërthimit, kjo pyetje ka një përgjigje të thjeshtë: Shteti.
Lorenc VANGJELI
Dhe këtu duket se ka një arsye për të besuar se kështu duhet të ndodhë, shteti çoi fabrikën e vdekjes në Gërdec dhe ai duhet të paguajë për gjithçka. Por letrat e shkruara demonstrojnë një realitet krejt tjetër. Shteti duhet të përgjigjet moralisht, zyrtarëve të tij duhet t´u provohet penalisht fajësia, kurse fatura financiare duhet të shlyhet nga vetë privati që operonte me pronën e shtetit, me armët e shtetit dhe me kontratat e shtetit në Gërdec. Një dokument zyrtar, i zbuluar për herë të parë nga MAPO, duket se ngarkon drejtpërdrejtë e pa mëdyshje me pagesën e kësaj fature biznesmenin Mihal Delijorgji, i arrestuar vetëm tre ditë mbas shpërthimit të 15 marsit. Kontrata e tij e qiramarrjes së ish-repartit të tankeve, e shndërron atë direkt në subjektin që duhet të paguajë për rikthimin në të njëjtën gjendje të zonës së shpërthimit, në kushtet që ishte që përpara mesditës së 15 marsit. Dokumenti ekskluziv që disponon MAPO është një kontratë e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, por që deri më tani, nuk është përmendur kurrë. Një pjesë e pronave dhe llogarive bankare të biznesmenit që do të mundësonin një gjë të tillë janë ngrirë dhe duket se e ardhmja e hetimit, do të ketë më pas edhe një procedim civil po për Delijorgjin.
Dokumentet e papublikuara
Mbas fashitjes së përkohshme, tragjedia e Gërdecit rikthehet dhe njëherë në vëmendjen e publikut. Ajo është shndërruar në një "minierë" të trishtuar lajmesh, të cilat nuk e befasojnë më publikun, qoftë dhe sepse pas vdekjes së 26 vetëve, plagosjes së qindra të tjerëve dhe shkatërrimit të pronës në dhjetëra milionë euro, iniciuar e gjitha nga një biznes i dyshimtë me armë, duket se asgjë tjetër nuk mund të befasojë më. Redaksia e revistës MAPO, megjithatë ka mundur të sigurojë dhe tre dokumente të rinj, të cilët tregojnë dhe njëherë një anë të trishtuar, por dhe të panjohur të asaj çka ndodhi në Gërdec. Një kontratë qiramarrjeje e lidhur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe biznesmenit Delijorgji, plan-biznesi i këtij të fundit për investimin e tij në Gërdec dhe origjinali i vendimit të gjykatës së Tiranës që i jepte të drejtë shoqërisë së tij "Albademil" të zyrtarizonte "aktivitetin e çmontimit, demilitarizimit në rrugë industriale të municioneve së të gjitha llojeve dhe kalibrave dhe aktivitetin e shitjes brenda vendit ose eksportimin e materialeve që dalin nga proceset teknologjike të demontim-demilitarizimit të armatimeve dhe municioneve". Ky vendim është firmosur nga gjykatësja Marjana Dedi, një emër që përmendet për herë të parë në shtyp dhe për të cilin, vetë ministri i Drejtësisë Alibeaj pretendonte se, nuk ishte detyrë e tij që ta bënte të njohur.
Kontrata e qerasë
Ka ardhur pak kohë përpara se ish-reparti i tankeve në Gërdec të bëhej përfundimisht kalim kapital nga komanda e Forcës së Bashkuar të Forcave të Armatosura tek ndërmarrja MEICO, gjë që ndodhi më 27 tetor 2007. Kjo kontratë është firmosur në datën 26 qershor së të njëjtit vit. Vetëm një muaj përpara se të hynte në fuqi kontrata, ka pasur një korrespondencë mes komandës së Forcës së Bashkuar nga njëra anë dhe Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm nga ana tjetër. Në datën 3 maj 2007, kjo komandë paralajmëronte se Gërdeci... "nuk siguron masa të plota për eliminimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme". Dhe po kështu, kundërshtonte urdhrin e ministrit Mediu për të operuar me pronën e ushtrisë, ish-repartin e tankeve, për dy arsye kryesore: së pari, mungesën e autoritetit ligjor të saj për të dhënë leje për ndërtimin e strukturës së përkohshme të fabrikës së Gërdecit, e cila do të bënte demontimin e municioneve, dhe mungesën e kompetencës gjithashtu, për të lidhur një kontratë qiraje me firmën "Albademil", sa kohë që nuk ishte përcaktuar po nga ministria sipërfaqja në metra katrorë që do të shfrytëzohej për këtë qëllim. Vetëm pak ditë më pas, një shkresë e drejtorit ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, ofron autorizimin për të vepruar po në dhënien me qira. Bëhej fjalë për 200 metra katrorë, të cilët do t´i kalonin për një vit, "Albademil" të Delijorgjit dhe Patrick Cornelius Henry III. Por ajo që normalisht është një kontratë tip, mbas shpërthimit kushton miliona euro dëme. Të gjitha, sipas dokumentit të nënshkruar nga ai vetë, në ngarkim të Delijorgjit, por që për momentin po paguhen nga shteti shqiptar. Burime shumë të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se ky dokument ndodhet në dosjet e tyre, por shqyrtimi i tij do të bëhet në një fazë të dytë të hetimit. Por duket se në Prokurori nuk kanë shumë vullnet dhe dëshirë të shprehen për këtë çështje, ashtu si për gjithë elementët e tjerë penalë të saj, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Detyrimi për pagesën
Janë dy kontrata të tilla me nga 18 nene, të firmosura nga Delijorgji. Ato i referohen marrjes me qira të një sipërfaqeje prej 200 metrash katrorë në ish-brigadën e Tankeve në Gërdec dhe të një godine me sipërfaqe prej 66.5 metrash katrorë po aty. Kontrata bazohet në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, në vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 162, të 7 marsit 2007 "Për dhënien me qira ose emfiteoze të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore", në vendimin tjetër të Këshillit të Ministrave me numër 138, të datës 14 mars 2007 si dhe urdhrit të ministrit të Mbrojtjes me numër 550 të 25 prillit së të njëjtit vit. Në të përcaktohet se ruajtja, mirëmbajtja e objektit dhe shpenzimet e nevojshme për mbajtjen e fabrikës në efeciencë janë në ngarkim të qiramarrësit. Ky i fundit, do ta gëzonte të drejtën për të mbajtur me qira objektin deri më 25 qershor 2008, fiks një vit kalendarik. Pagesa e qirasë do të bëhej sipas çmimit të miratuar në masën e 102 lekëve për një metër katror. Pra, Delijorgji do të duhej të paguante 20 400 lekë në muaj për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes. Pak a shumë në të njëjtat shifra, diçka më tepër, janë shënuar dhe në kontratën e dytë të qerasë. Por e hidhura vjen më pas. Neni që kushton sot disa miliona euro mban numrin rendor 11. Sipas këtij neni, "Qiramarrësi përgjigjet për humbjet dhe dëmtimet e pësuara në objekt gjatë kohës që është në fuqi kontrata". Ndërsa neni 10 shkruan: "Qiramarrësi duhet t´ia dorëzojë qiradhënësit objektin në gjendjen që e ka marrë dhe në kohën e caktuar". Këta janë fjalitë që zhveshin, të paktën ligjërisht shtetin nga detyrimi për të paguar për rehabilitimin e dëmeve në Gërdec të shkaktuara më 15 mars dhe ia kalon këtë detyrim vetë kompanisë "Albademil". Në Prokurorinë e Përgjithshme pohojnë se, është bërë dhe ky diskutim, por pa dhënë më shumë detaje dhe mbi të gjitha, duke u rezervuar për shprehjen mbi një gjë të tillë vetëm mbas përfundimit të procesit penal në ngarkim të Delijorgjit. Në llogaritë paraprake, ende të papërfunduara dëmi i shkaktuar vetëm në pronat dhe bizneset përreth Gërdecit, pa llogaritur vdekjen dhe plagosjen e viktimave dhe rehabilitimin e zonës së infektuar, shkon deri në 16 milionë euro. Çka duket se përbën dhe ankthin e dytë të madh të vetë Delijorgjit.
Plani i biznesit
Eshtë diçka më tepër se një gjysmë fletë format A4 dhe është firmosur dhe vulosur po nga Delijorgji me cilësinë e administratorit të "Albademil". Në këtë planbiznes të drejtuar për Ministrinë e Mbrojtjes premtohet se, do të demilitarizohet deri në 140 milionë municione, por nuk specifikohet se çfarë municionesh janë ato. "Siguria dhe transporti do të jenë të garantuara sipas standardeve", premton gjithashtu Delijorgji, rreth më pak se një vit nga shpërthimi në Gërdec. Ai parashikonte se në fabrikë do të punohej për 13 muaj me tre turne dhe se do të punësoheshin jo më pak se 30 punëtorë dhe njëkohësisht me ta, edhe gjashtë deri në dhjetë teknikë amerikanë. I gjithë operacioni, i cili paraprakisht llogaritet në 22 milionë dollarë fitim për "Albademil" dhe vetëm 32 mijë dollarë për shtetin shqiptar, do të kushtonte paraprakisht 80 milionë lekë të investuara nga kontributet e Delijorgjit dhe amerikanit Henry III. Kjo letër gjithashtu, ka ngjallur reagimin e prokurorëve që hetojnë çështjen dhe është konsideruar si një tjetër provë e fortë që rëndon pozicionin e firmës. Sidomos përsa i përket premtimit për garancitë për sigurinë e objektit dhe praninë e specialistëve amerikanë. Objekti shpërtheu më 15 mars, ndërsa aty nuk është ndodhur asnjë specialist amerikan.
Vendimi i gjykatës
Më shumë për kuriozitetin e publikut, por dhe një shenjë e mefshtësisë së Ministrisë së Drejtësisë. Deri më tani është bërë publik vetëm një variant i printuar i vendimit të Gjykatës së Tiranës që regjistron si person juridik "Albademil" SH.P.K., por në asnjë rast nuk është bërë i ditur emri i gjykatësit që e firmosi këtë akt dhe as nuk është thënë, nëse ai ka qenë i bazuar në ligj. Dy javë më parë, ministri i Drejtësisë Alibeaj tha për revistën MAPO se: "Të bërit ose jo publik i emrit të një gjyqtari që ka dhënë një vendim, nuk është çështje që i takon ministrit të Drejtësisë. Aq me tepër që çdo qytetar ka të gjitha mundësitë të njihet me çdo vendim gjyqësor i pretenduar si jo i "ligjshëm", dhe aty mund të gjejë edhe emrin e gjyqtarit. Nëse po më pyesni, nëse do të ketë një procedim disiplinor për gjyqtarë, të cilët japin vendime gjyqësore në shkelje të detyrimeve ligjore apo etike, kjo është çështje e cila kalon në filtrin e inspektimit, në garantim dhe respektim së të drejtave dhe pavarësisë së tij, e në mënyrë jo selektive. Nëse kam ndërmend të nis procedim disiplinor? Kjo nuk është çështje e ndonjë "teke" të ministrit, por çështje e detyrimit të ministrit dhe strukturave të ministrisë, kur konstatohen shkeljet ligjore përkatëse. Nëse plotësohen këto premisa, kështu do të ndodhë". Deri tani nuk ka pasur asnjë iniciativë për inspektimin e vendimit të gjykatëses Mariana Dedi dhe bazimin e vendimit të saj, e cila i dha jetë "Albademil" që mori 26 jetë njerëzish. MAPO ka siguruar kopjen e origjinalit të këtij vendimi dhe e publikon për herë të parë.
Fatkeqësisht, gjithë historia e Gërdecit është shndërruar në një "minierë" të trishtuar lajmesh për atë çfarë ka paraprirë shpërthimin fatal. Që nga paralajmërimi për rrezikun që afronte vendi i zgjedhur për demontim municionesh e deri tek ndërhyrja e ambasadorit amerikan në Tiranë, që në këtë fillimjavë inkurajoi hetimin e tragjedisë dhe paralajmëroi politikën që të mos ndërhyjë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Marrë nga "MAPO"