Zbulohet një tjetër celular pranë qelisë së Delijorgjit
Një tjetër aparat celular është zbuluar dje në ambientet e burgut 313 në Tiranë, në seksionin ku mbahet i paraburgosur biznesmeni Mihal Delijorgji, pronar i firmës "Albademil", që kryente çmontimin e predhave në Gërdec.
Trazhgim Sokolaj
Kontrolli i policisë së burgut 313 "Jordan Misja" në kryeqytet, ka zbuluar dje dy aparate telefonike që mbaheshin në mënyrë të paligjshme në ambientet e paraburgimit. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas tyre, policia e burgut 313 në Tiranë zhvilloi dje në mëngjes një kontroll kapital në ambientet e paraburgimit për sende të paligjshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dy celularë, njëri në seksionin e burgut ku ndodhet qelia e biznesmenit të hekurit Mihal Delijorgji dhe celulari i dytë në një tjetër sektor të paraburgimit. Pas këtij kontrolli të ushtruar në të gjitha ambientet e institucionit, paraburgimi 313 ka përcjellë informacionin për kapjen e dy celularëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila konfirmoi lajmin. Burgjet thanë se, në zbatim të planit të kontrolleve kanë verifikuar ambientet e përbashkëta të personave të arrestuar, ndërsa pas gjetjes së celularëve do të merren masat konkrete sipas ligjit dhe rregullores së institucionit.
Celularët dhe biznesmeni
Biznesmeni i arrestuar tri ditë pas tragjedisë së Gërdecit po i kalonte ditët në paraburgim larg vëmendjes publike derisa emri i tij, Mihal Delijorgji, u përmend po tri ditë më parë në debatet mes deputetëve në Kuvend. Parlamentarët e dy krahëve kryesorë të politikës lëshuan të enjten akuza pa përmendur emra konkretë, sipas të cilëve, Mihal Delijorgji po mbante celular në qelitë e paraburgimit duke komunikuar me persona jashtë burgut lidhur me dosjen "Gërdeci". Pas këtyre debateve në Kuvend, gazeta "Panorama" mësoi se mëngjesin e të premtes më 6 qershor, një ditë pas debateve në Kuvend, një celular ishte gjetur në seksionin e burgut ku mbahet Mihal Delijorgji. Aty në fakt edhe gjatë një kontrolli të ushtruar 21 ditë më parë, sipas burimeve zyrtare, ishte gjetur edhe një tjetër aparat celular i fshehur në ambientin e përbashkët të disa të burgosurve, mes të cilëve edhe Delijorgji. Për të dy këto raste, sqarimi nëse telefonat ishin përdorur nga biznesmeni, duket ka qenë i vështirë, pasi celularët ishin gjetur pa kartë dhe në këto kushte identifikimi i mbajtësit të tyre ishte i vështirë pasi nuk kishte mundësi për verifikimin e thirrjeve apo mesazheve. Pas dy rasteve të para, kontrolli i ushtruar ditën e djeshme nga policia e burgut ka zbuluar një tjetër celular të fshehur në ambientet e përbashkëta të disa personave të paraburgosur në qelitë e 313-ës. Edhe për këtë rast, burgjet sqaruan se, janë duke bërë hetimet përkatëse për të saktësuar mbajtësit e aparateve telefonikë, që janë të ndaluar në ambientet e paraburgimit. Menjëherë sapo të sqarohen përdoruesit e këtyre aparateve, sipas rregullores, burgjet do të marrin masa për izolimin e personave që i kanë përdorur telefonat në mënyrë të paligjshme gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit.
Ish-punëtorët e Gërdecit në ditën e 3-të të grevës
VORE - Ish-punëtorët e fabrikës së Gërdecit hynë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, pasi Qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre për dëmshpërblim të plotë financiar dhe dhënien e ndihmës financiare mujore. Mbi 30 ish-punëtorë të fabrikës së çmontimit të fishekëve dhe predhave në Gërdec, prej ditës së premte kanë hyrë në grevë urie në Vorë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë këtë formë proteste derisa Qeveria të zgjidhë problemet me të cilat ata përballen pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec. Grevistët janë shprehur se dhjetë ditë më parë i kanë dërguar një letër të dytë Qeverisë, për të cilën nuk kanë marrë përgjigje. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim për përballimin e nevojave urgjente, caktimin e një kësti mujor ndihme, si dhe dëmshpërblimin për dëmtimin e makinave të shkatërruara të tyre, të cilat ndodheshin të parkuara pranë fabrikës së çmontimit ditën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.
Katër familjet e mbetura: S’ikim nga Konvaleshenca pa dëmshpërblimin
DURRES - Largohen përfundimisht nga Konvaleshenca banorët e prekur nga tragjedia e Gërdecit. Në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme qëndrojnë vetëm katër familje nga Rada, të cilat nuk janë pjesë e skemës së rimbursimit të qirasë së dhënë nga Qeveria për banorët e dëmtuar të Gërdecit. Janë mbi 20 persona nga fshati Radë, i bashkisë së Manëzës, të cilët nuk janë të përfshirë në vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin dhe për dhënien e shumës monetare për qiranë 6-mujore. Këto familje kërcënojnë me fillim të grevës së urisë nëse nuk marrin ndihmën financiare për të përballuar qiranë pas largimit nga Konvaleshenca. Ambientet janë boshatisur pothuajse totalisht, me përjashtim të "qëndrestarëve" të fundit nga Rada, të cilët shprehen se, "nuk do të dalin nga hoteli pa marrë në dorë paratë e qirasë". Më i prekuri nga shpërthimi i fuqishëm në Qarkun Durrës-Krujë ka qenë fshati Radë. Në bazë të matjeve topografike është vlerësuar se ky fshat ka një distancë prej 980 metrash në vijë ajrore nga krateri i Gërdecit. Për fat të mirë një kodër e butë, e cila ndodhet mes Gërdecit dhe Radës, ka minimizuar dëmet materiale, teksa ato njerëzore kanë qenë zero për Qarkun e Durrësit. Mirëpo grupi i specialistëve të verifikim-vlerësimit ka përfunduar punën në terren me Radën. Ai nuk i ka klasifikuar banesat e katër familjeve si "të dëmtuara rëndë" dhe si pasojë ato nuk mund ta marrin lekët e qirasë. Banorët e mbetur deklarojnë se, "banesat e tyre janë shkatërruar totalisht dhe nuk dinë arsyen pse qeveria nuk i ka përfshirë në vendimin për dëmshpërblimin apo për dhënien e qirasë". o.u