Grabitën me armë një automjet, arrestohen të rinjtë

Policia lokale bëri me dije se mjeti i vjedhur ishte i llojit Ford Fiestra, në pronësi të shtetasit Xh.K, 26 vjeç, banues ne lagjen “Haxhias“ Elbasan.
Forcat e rendit shkuan menjëherë në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. Menjëherë u identifikuan autorët, dhe pak momente më vonë u arrestuan. Në pranga ranë shtetasit Mentor Zhezairi, 22-vjeç, si dhe Sulltan Mehmeti, 19-vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”.
Këta shtetas nën kërcënimin e armës se zjarrit tip pistoletë i kanë kërkuar pronarit të mjetit të zbriste dhe më pas autoret janë larguar me automjetin e marrë. Policia e Elbasanit, pas kapjes së dy autoreve bëri të mundur dhe gjetjen e automjetit në vendin e quajtur ”Rruga e re e Trenit”.
Policia sekuestroi një armë zjarri dhe katër telefona celularë. Aktualisht, nga strukturat e Policisë po punohet për të dokumentuar të tjera vjedhje të kryera nga grupe të ndryshme kriminale. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim”, dhe “armëmbajtjes pa leje”. /Start/
2012-08-31 12:32