E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kush janë profesionet më të vështira dhe më të mira në botë

Share

Faqja amerikane e internetit  “CareerCast” ka hartuar listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë.

Sipas kësaj liste, profesioni më i keq është ai i druprerësit, prodhuesit e qumështit janë në vendin e dytë, ushtarët në të tretin, punëtorët në platformat e naftës në të katërtin, ndërsa gazetarët të të gjitha medieve- të shtypit, të radios e të televizionit- janë në vendin e pestë.

Në listën e punëve më të këqija në botë në vitin 2012, në vendin e gjashtë janë kamerierët, në të shtatin pjatalarësit në restorante, ndërsa në vendin e dhjetë janë kasapët.

Në majë të listës së profesioneve më të mira këtë për këtë vit janë të punësuarit në sektorin  e informatikës, pastaj analistët në kompanitë e sigurimeve dhe shefat e ngarkuar për burimet njerëzore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›