E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja përse atletët fitues kafshojnë medaljet e arit

Kjo është një pozë familjare…por përse atletët i kafshojnë medaljet e tyre pas fitores? Një nga shumë përgjigjet e jep David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historisë së Olimpiadave për CNN, i cili thotë se atletët e kryejnë gjestin për të kënaqur urinë e mediave.

CNN në një shkrim të sajin sot raporton se ka shumë gjëra për të bërë me një medalje e ndër ta është ngazëllimi i kampionëve përballë aparatëve fotografikë, kur kafshojnë prenë e tyre.

“Është bërë një mani me fotografët”,-thotë Walleschinsky, një bashkëautor i ‘The Complete Book of the Olympics’. “Unë mendoj se ajo është një shkrepje ikonike dhe ata e shohin si diçka që mund të shitet. Unë nuk mendoj se është diçka që atletët do ta bënin vetë”.

Sakaq ylli i gjimnastikës Gabby Douglas, atletja Sanya Richards-Ross, notajra Ryan Lochte janë fotografuar duke i dhënë disa kafshime medaljeve. Mendohet se ky nuk është vetëm një fenomen olimpk. Tenisti spanjoll Rafael Nadal të njëjtin veprim bën sa herë fiton.

Historiksht, praktika e ashpër e kafshimit të trofeve duket se i ka rrënjët tek falsifikimi i parave. “Kafshimi i parave bëhej për të treguar vërtetësinë e tyre”,- tha David W.Lange nga Koorporata e Sigurimit të Numizmatikës.

Ari është një medalje relativisht e butë, por sesa një medalje ari është vertetë prej ari kjo ndryshon në Lojëra. Këtë vit, medaljet e arit përmbanin 1.34% flori, ose afërsisht 6 gramë ar. Pjesa e mbetur është 93% argjend dhe 6% bakër.

Sasia e arit që përdoret për të bërë medalje është tkurrur pas të dy Luftërave Botërore, sipas koleksionistit dhe ekspertit të medaljeve olimpike Jim Greensferlder. Medalje totalisht ari janë ato të bëra me ar solid në tre Olimpiada, në vitin 1904, 1908 dhe 1912 por medaljet në vetvete ishin më të vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›