E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, lind qingji me 6 këmbë

ELBASAN-Një dele ka lindur dy qëngja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara, në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit .
Bëhet fjalë për binjakun mashkull, i cili ka lindur me gjashtë këmbë dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzyara.

Një nga pjestarët e familjes Gorica, ku ka lindur qingji , i cili merret me mirëmbajtjen e blegtorisë tha se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare në zonën e tij por siç cilësoi ai, "e gjitha lidhej me rendimentin e pjelloshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit qe prodhon" (3litra qumësht në ditë).
Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudi në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrase të qytezes se Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›