E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse qellova me makine Kryeministrine

Para gjykates 50-vjecari rrefeu se si disa persona me arme e futen me zor ne makine dhe i thane ti sulej me shpejtesi godines se Kryeministrise

Ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit ka pasur me teper se nje person te armatosur. Kete fakt e pohoi dje para togave te zeza shoferi i taksise qe tentoi te hynte me force ne oborrin e Kryeministrise Agron Troksi. Ai deklaroi para gjyqtarit te gatshem se persona te armatosur ne turme e detyruan qe me makine ti drejtohej oborrit te Kryeministrise. Kete deklarim sipas prokurorit te ceshtjes 50-vjecari e ka bere edhe para oficereve te Policise Gjyqesore pas arrestimit. Megjithate perfaqesuesi i akuzes deklaroi se ky shtetas pas kryerjes se ketij akti kunder godines se Kryeministrise u eshte fshehur uniformave blu. Prokurori kerkoi nga gjykata caktimin e mases Arrest me burg per Troksin per shkak te rrezikshmerise shoqerore dhe faktit te rrezikon nga 3-7 vite burg. Por nuk ka ndare te njejtin mendim avokati i Troksit Alban Skenderaj i cili kerkoi qe ndaj klientit te tij te aplikohet nje mase me e bute. Sipas avokatit klienti i tij nuk e mohon faktin qe ka qene ne makine por pretendon se turma e ka vene perpara. Madje dhe e kane kercenuar. Pasi ka degjuar te dy palet gjyqtari Kalia ka caktuar masen e arrestit Burg pa afat per 50-vjecarin Troksi deri ne zbardhje te hetimeve.

Deshmia

Per gati gjysme ore para gjyqtarit te gatshem i akuzuari per aktin e dhunshem te futjes me force te makines ne ambientet e Kryeministrise shpjegoi momentet para dhe gjate demonstrates. Veprimin e bera nga presioni i njerezve. Diten e demonstrates isha duke punuar ne fshat dhe kur u ktheva ne shtepi rreth ores 4 nuk i gjeta aty dy djemte qe i kam te moshes rreth 20 vjec. U nisa nga fshati per ne Tirane dhe kam qene afer Lanes kur turma me mori para. Une dola menjehere nga makina dhe persona te armatosur brenda turmes me futen brenda me zor duke me thene ti jepja gaz dhe te drejtohesha drejt godines se Kryeministrise. Persona te armatosur me kercenuan me arme me thyen xhamin dhe me thane ti jepja gaz dhe te drejtohem ne kryeministri. Nuk kam qene per asnje moment pjese e demonstrates - deklaroi para gjyqtarit te gatshem Adrian Kalia i akuzuari Troksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›