E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse shtetet me të shëndetshme janë më demokratike

09-02-2012 / “Foreign Policy”

Në qershor të vitit 1999, konfliktit të Kosovës i erdhi fundi. Forcat e Armatosura të Jugosllavisë, të kontrolluara nga lideri nacionalist serb Slobodan Millosheviç përfundimisht hoqën dorë nga përpjekjet e tyre për të detyruar republikën të qëndronte brenda orbitës së Beogradit. Popullsia e Kosovës (dhe veçanërisht 1.5 milionë shqiptarët e Kosovës të cilët përbënin shumicën dërrmuese) përshëndetën paqen. Por ata përballen me një të ardhme të pasigurt. Sfida më e ngutshme përfshin shëndetin publik. Muajt e luftës dhe të spastrimit etnik kanë lënë gjurmën e tyre në kujdesin themelor shëndetësor. Shteti i ri ballkanik e gjeti veten duke u kujdesur për nevojat e 1 milion njerëzve të zhvendosur, shumë prej tyre të kthyer nga vende të largëta, vende pasi u larguan nga luftimet. Infrastruktura publike ishte në gjendje të mjerë, shumë spitale, klinika dhe farmaci vunë  gërmadha. Punëtorët shëndetësor kanë pasur furnizime të pakta, si rezultat i përpjekjeve serbe për spastrim të vendasve nga të gjitha postet administrative. Studimet vlerësuan se më shumë 20 për qind e popullsisë vuan nga stresi post-traumatik. Pasluftërat lidhen fort me normën e vdekshmërisë, duke u rritur me dy ose tri herë më shumë se normat e para luftës. Arsyeja ishte e thjeshtë: rënia e sistemit të kujdesit shëndetësor do të thotë se shumë sëmundje kronike ishin të patrajtuara. Një rehabilitim i shoqërisë nuk mund të rindërtohet me njerëz të cilët janë të sëmurë, të zhvendosur, dhe demoralizuar. Aleanca e udhëhequr nga NATO, ka vendosur përkatësisht lehtësimin shëndetësor në qendër të përpjekjeve të saj për të ndërtuar një komb. Me mbështetjen e donatorëve, misioni i OKB-së në Kosovë orkestron infuzione të mëdha të ushqimit, mjekësisë dhe strehimit. Kjo përpjekje shpëtoi shumë jetë, përndryshe do të kishte qenë e humbur drejt ekspozimit ndaj urisë dhe sëmundjes. Të dhënat janë përpiluar nga OKB-ja që tregojnë se bashkësia ndërkombëtare jep ndihma shëndetësore me dekada, duke u përpjekur për paqen e Kosovës, kryesisht duke bërë marrëveshje që kanë ulur ndjeshëm normat e tuberkulozit dhe vdekshmërisë foshnjore, dy gjurmimet direkt të tendencave shëndetësore në kushtet e varfërisë dhe të luftës.   
Ndërsa procesi i pajtimit në Kosovë ende mbetet i brishtë, mund të këtë pak pyetje se pse   ndihma e kujdesit shëndetësor prej Perëndimit ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë në forcimin e institucioneve demokratike të sapolindura dhe në përmirësimin e qeverisjes në vitet e pasluftës. Përmirësimi i kushteve mjekësore ka lejuar që komunitetet e Kosovës të ringjallen dhe të stabilizohen. Kujdesi shëndetësor mund të ndihmojë gjithashtu në  ndërtimin e urave të rëndësishme politike. Kur po përpilonte marrëveshjen politike që mundësoi që Kosova të shpallte pavarësinë, Marti Ahtisaari, atëherë i dërguari i posaçëm i OKB, ishte në gjendje të qetësonte frikën në mesin e serbëve brenda Kosovës, duke i lejuar ata që të krijojnë lidhje ndihmash me Serbinë, për spitalet dhe shkollat. Kjo mund të vijë si diçka e papritur, por nuk ka asnjë vend tjetër në botë që mund të përfitojë në mënyrë dramatike nga një përpjekje e krahasueshme e komunitetit ndërkombëtar. Burma (Myanmar) është një komb i ngjashëm për nga grindjet etnike, sundimit autoritar dhe varfëria. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, udhëheqësit e Birmanisë kanë njoftuar planet për të çuar vendin drejt rregullit demokratik. Ata kanë ndjekur dhe lehtësuar kontrollin mbi mediat, duke lejuar që udhëheqësja e opozitës Aung San Suu Kyi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare (së afërmi), dhe duke liruar të burgosurit politikë. Këto ndryshime kanë çuar Shtetet e Bashkuara që të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, si dhe i kanë nxitur të tjerët të heqin sanksionet ose të zgjerojnë ndihmën. Rezultate treguan një mundësi që nuk duhej humbur. Nëse regjimi lejon shpërndarjen e papenguar të ndihmës shëndetësore, kjo ndihmë mund të ketë një ndikim përtej asaj që thjesht ndihmon njerëzit për të kapërcyer sëmundjet. Ajo mund të rrisë gjithashtu mbështetjen për reformat dhe të përforcojë zonën e lirisë. Ka shumë dëme për të riparuar. Regjimi i mëparshëm ushtarak e transformoi Burman në një shtet-"barrikadë", një vend që mbylli konkurrencën e brendshme politike dhe u mbyll përkundrejt komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa shpenzimet e mbrojtjes konsumojnë rreth 25 përqind të buxhetit, oreksi i gjeneralëve për armë i ka lënë njerëzit me shpenzime shëndetësore që arrijnë në vetëm 2 $ për person në vit. Si rezultat, sot Burma ka disa nga normat më të larta të HIV / AIDS, tuberkulozit, si dhe të vdekshmërisë foshnjore në Azinë Juglindore. Programi për Zhvillim i OKB-së i dha Birmanisë një renditje në vendin e 149 nga 187 vende në indeksin e saj të zhvillimit njerëzor. Ndërkohë, ashtu si në Kosovë në vitin 1999, refugjatët e konflikteve të brendshme të Birmanisë ka të ngjarë të fillojnë një proces që tashmë po i drejton kërkesat për ushqim shtesë, strehim dhe mjekësi. Në vitin 2002, kur unë kam qenë duke shërbyer si ambasador i posaçëm amerikan për HIV / AIDS dhe shëndetin global për sekretarin e atëhershëm të shtetit, Kolin Pauell, më është dhënë leje e veçantë për të hyrë në Burma në një mision diplomatik për të shqyrtuar nëse kushtet janë pjekur për ndihmë shëndetësore. Pas bisedimeve të kujdesshme me zyrtarët e regjimit, u takova me Aung San Suu Kyi, nën një mbikëqyrje të fortë, për të përcjellë mesazhin e mbështetjes amerikane dhe duke kërkuar pikëpamjet e saj për ndihmën shëndetësore.
Ajo ishte e paepur: Çdo ndihmë ndërkombëtare shëndetësore duhej të shpërndahej drejtpërdrejt me organizatat jo-qeveritare, duke anashkaluar qeverinë, e cila mund ta përdorte ndihmën për qëllimet e veta në vend që të ndihmonte popullsinë. Siç ndodhi, kushtet politike dhe diplomatike u përkeqësuan përsëri, duke përjashtuar një përpjekje të madhe për ndihmë shëndetësore. Për momentin, shumica e fuqive të mëdha perëndimore kanë fërkime mbi sanksionet, dhe po presin të shohin rezultatin parlamentar të 1 prillit, zgjedhje në të cilat Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e tjerë të partisë së saj janë duke konkurruar për poste të rëndësishme. Nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, do të duhet ende një muaj që sanksionet të hiqen. Megjithatë, gjatë një afati të shkurtër dhe të mesëm, një përpjekje e koncentruar shëndetësore mund të ofrojë ndihmë për të varfrit ashtu siç ofron prova të prekshme - për zyrtarët qeveritarë si dhe qytetarët e zakonshëm - të virtyteve të reformës.   
Kështu mund të fillojë një qasje e vënë në skenë që përshkallëzon ndihmën në këmbim të progresit duke lejuar organizatat e ndihmës ndërkombëtare të veprojnë në vend, një hap që mund të krahasohet me ndihmën e donatorëve që kalon përmes këtyre organizatave. Sipas numërimit të vetë qeverisë, vetëm 29 organizata ndërkombëtare shëndetësore janë të pranishme tani, një numër i vogël në një vend me më pak se 60 milionë njerëz. Ndërkohë, në një shenjë shpresëdhënëse, qeveria kohët e fundit njoftoi se ajo ka ulur sasinë e fondeve të buxhetit të shpenzuar në shpenzimet ushtarake dhe ka nxitur shëndetësinë dhe arsimin. Një numër relativisht i vogël i këshilltarëve të huaj teknikë mund të rrisë shumë efikasitetin e atyre shpenzimeve. Duke lejuar më shumë ushqim dhe biznese mjekësore në vend mund të krijohen vende pune të qëndrueshme që shpëtojnë më shumë njerëz nga varfëria. Më shumë biznese dhe OJQ që veprojnë lirisht do t’i japin stimuj qeverisë për të diskutuar partneritetet publike-private dhe forma të tjera të bashkëpunimit. Pjesëmarrja e gjerë në përpjekjet e ndihmës sociale mund të ndryshojë përgjegjësitë e qeverisë, duke lejuar shqetësimet e qytetarëve që të kenë më shumë zë e ndikim. Hapja e mediave për mesazhe të promovimit të shëndetit, duke përfshirë edhe ato të cilat synojnë ato grupe që vuajnë stigmën dhe diskriminimin nga HIV / AIDS, mund të zvogëlojë numrin e infeksioneve të reja në mesin e përdoruesve të drogës dhe të reduktojë fuqinë e rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Trajtimi i çështjeve të ndjeshme, të tilla si përdorimi i drogës dhe zakoneve seksuale, mund të jetë i turbullt, por një diskutim i lirë i faktorëve që nxisin përhapjen e sëmundjes do të inkurajojë ata të cilët janë të sëmurë ose në rrezik për të kërkuar kujdes dhe madje ta kërkojnë atë nga qeveria. Në të njëjtën kohë, këto mesazhe mund të ndihmojnë në promovimin e pranimit dhe madje edhe simpatinë për një gamë të gjerë të grupeve etnike të Birmanisë dhe shtresave shoqërore. Asistenca shëndetësore gjithashtu ofron mundësi për përmirësimin e qeverisjes. Mbikëqyrja ndërkombëtare për të mbrojtur rrjedhat e ndihmës nga korrupsioni mund të përmirësojë ofrimin si dhe ndërtimin e vrullit të përgjithshëm për reformën. Nëse programeve të ndihmës ndërkombëtare u lejohet të veprojnë me masa mbrojtëse kundër ryshfetit, rezultati është një situatë klasike fitimprurëse: Donatorët japin më shumë ndihmë për të varfrit dhe qeveria mund të tregojë shqetësimin e saj për mirëqenien e qytetarëve. Krijimi i një mjedisi në të cilin biznesi i kujdesit shëndetësor, OJQ-të dhe mediat e lira mund të veprojnë, nxit demokratizimin duke ofruar alternativa që krahasojnë kanalet me qeverinë. Duke lejuar më shumë hyrje në treg, që janë të gatshme të ofrojnë mallra dhe shërbime, qeveria ul barrën e saj. Kjo nuk është krejtësisht një çështje altruizmi. Zyrtarët qeveritarë fitojnë kur qytetarët janë në gjendje të punojnë, të paguajnë taksa, të ushqejnë familjet e tyre dhe të trajtojnë më shumë sëmundjet e tyre. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i shëndetit do të rrisë shpresat. Duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë sëmundjet e tyre, u jep mundësinë për të parë përtej mbijetesës absolute dhe të pohojnë vlerat demokratike të hapura dhe të shumëllojshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›