Studentët, TOEFL-i dhe MASH
Noel Hajdini
Një garë e llahtarshme kërcimi për një çmim miliardësh, në fund të së cilësdeledhe një fitues i stërlodhur totalisht, i dha të drejtë një producenti filmi që ta titullojë atë: A nuk i vrasin edhe kuajt kështu?.Kushe ka parë këtë film ca vite më parë, me siguri që kujton edhe skenën: Çifte që kërcenin me ditë e netë të tëra, pa pushim. Tamam, si në një garë kuajsh… Sistemi i sotëm i arsimimit të lartë në Shqipëri, po i cfilit studentët njëlloj si të ishin kuaj vrapimi. Le ta themi hapur: Ky sistem, po godet rëndshëm ambicjen e tyre, po zvetënon objektivat që ata i kanë vënë vetes për të dalë nesër në jetë. Shkurt, po i dekurajon, po i demotivon.Pokalohet kështu gati në kufijtë e një mëkati. Kjo situatë po i bën ata që të jenë, jo kurajozë e guximtarë, por gjunjëprerë e zemërdridhur. Çfarë nuk po shpiket e çfarë nuk po aplikohet në këtë të famshmen reformë arësimore në Shqipëri. Dhe gjithshka, po bëhet në emër të starndardeve europiane(!). E vërteta, në fakt, qëndron ndryshe. Mbrapa kuintave po bëhen llogarira e hesape precize, në mënyrë që barra e krizës financiare në këtë vend, të hidhet mbi supet e të rinjve shqiptarë, (të cilët nuk do të donin të rrezikonin investimet e pesë viteve shkollë), si dhe mbi supet e lodhura të prindërve të tyre. Qeveritarët tanë, reformatorët zullumqarë e marifetçinj në ministrinë e Arsimit e Shkencës, por edhe nëpër zyrat e Kryeministrisë, ku përgatiten drafte e VKM-ra, po kalkulojnë si e si, që ushtria e madhe e njerëzve me diploma në këtë vend, të mos arrijë kurrë të kapë vendin e punës për të cilin kanë investuar mjaftueshmërisht gjatë dhe me një kosto të lartë financiare. E kjo ndodh kur dihet se sa të varfëra janë financat e familjeve shqiptare sot.
Tani na u shpik edhe Toefl-i. Pa kryer Toefl-in, nuk merr dot diplomën e Masterit në degën përkatëse. Pa kryer Toefl-in, të vete dëm e gjithë shkolla që ke kryer. Edhe më naivi e di mirë që Toefl-i është një thelë mbi bisht. Të imponosh studentin që pas diplomimit, pas kryerjes së masterit, pas kryerjes së stazhit pa pagesë, pas një tjetër provimi ekstra për këtë qëllim, të hedhësh përsëri euro për Toefl-in, (ku kërkohet niveli më i lartë i anglishtes), do të thotë ta kthesh atë në një personazh të gurit të Sizifit. Studentët po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Mirëpo, as zoti Myqerem Tafaj, si ministër dhe as zonja Nora Malaj, si zëvendësministre, e as ndonjë titullar tjetër i këtij dikasteri nuk u kanë dhënë ndonjë përgjigje atyre. Dhe duket se as që kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë. Studentët në fakt kanë kuptuar mirë edhe thelbin e vërtetë të problemit me Toefl-in. Ai është një pengesë tjetër plus për ta, në mënyrë që raskapitja e tyre e radhës, të hedhë të tjera para shtesë në arkën e bizneseve private. Arësyetimi që sundon në MASh se anglishten e kemi vënë të detyrueshme, pasi ne po shkojmë me vrull drejt Europës, po integrohemi, etj, etj, nuk është gjë tjetër veçse një argument banal për të përligjur mrekullinë e shpikjes (nënkupto: grabitjen e parave të tjera nga xhepat e varfëruar të studentëve shqiptarë). Do ishim kurioz ta dinim nëse vetë ministri Tafaj e ka apo jo këtë certifikatë të Toefl-it.
Shqipëria në këto njëzet vjet ka krijuar mjaftueshmërisht breza të anglishtfolësve brilantë, që fillojnë nga moshat 12 vjeç, e deri në ato 24-25 vjeç e më lart. Nuk është e thënë që të tjerët që njohin gjuhë të tjera të Komunitetit Europian si; frëngjisht, gjermanisht apo italisht, të dijnë domodoshmërisht edhe gjuhën angleze të niveleve superiore. Toefl-i nuk mund të konsiderohet kurrsesi një sukses i reformës arësimore shqiptare, por si një dështim i plotë i saj. Si një paaftësi e reformatorëve me grada shkencore, për të orientuar shkollimin drejt trendeve të së ardhmes. Duhet të themi ndërkohë edhe tjetrën: Që për profesionet e rregulluara, kurrë nuk ka patur më parë një diskutim akademik ku të përfshiheshin edhe studentët. As diskutim mediatik nuk ka patur ndonjëherë në këto vite të fundit. Besoj se të gjithë jemi të mendimit se çdo risi në arësimim duhet ta shohim si avancim, si progres. Por risinë e re që po hasim, risinë e zhvatjes me çdo kusht të xhepave te studentëve, në emër të reformave, apo të standardeve e shohim si sindrom të neveritshëm të sistemit. Atë duhet ta ndalim me çdo kusht. Edhe pa Toefl-in, harxha e çdo studenti shqiptar është tepër e lartë, krahasuar me atë të studentëve europianë. Për tre vite akademike mesatarisht paguhen 450 mijë lekë (të vjetra). Kurse për Master-in, paguhen afërsisht: dy herë nga 700 mijë lekë (të vjetra), baraz me 1 milionë e katër qind mijë lekë.
Për regjistrimin në Urdhërin profesional duhen paguar 70 mijë lekë (të vjetra) e më pas edhe 100 mijë lekë të tjera për provimin e shtetit (nëse e kalon që herën e parë; nëse jo, tarifa dyfishohet nga njëri test në tjetrin). E tërë fatura arrin kështu në rreth 2 milionë e njëzet mijë lekë. Nuk po llogarisim këtu harxhimet për libra e leksione. Le ta shtyjmë analizën më tej: Nëse do të bënim një llogari të përafërt, shteti fiton nga studentët shqiptarë vetëm në Tiranë, rreth 4 miliardë e 40 milionë lekë.Ponë rrethe? Shifra do të ishte astronomike. Më thoni; a nuk është xhvatje kjo? A nuk është kjo një zdërhallje e shtetit me lekët e shqiptarëve që i nxjerrin me aq mundim e sakrifica? Studentët duhet ta vazhdojnë protestën e tyre pa u ndalur. Dhe të vijnë nga të gjitha rrethet. Deri në plotësimin e objektivit. Askush nuk ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me ta, me jetën e të ardhmen e tyre.