Ja rritja e pensioneve në Maj, sipas kategorive
Rritja e pensioneve për këtë vit do të fillojë të kryhet nga 1 deri në 15 Maj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në lidhje me këtë proces ka ngritur një grup pune i cili është duke punuar për përcaktimin e rritjes së propozuar pak kohë më parë nga vetë kryeministri i vendit.
Rritja e pensioneve do të kryhet sipas kategorive përkatëse duke marrë parasysh edhe vështirësinë në profesionet e kryera por edhe statusin që kanë patur personat përfitues. Kështu me propozimet prej grupit të punës në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, kategoritë që do të përfitojnë një rritje të pensionit më të lartë se kategoritë e tjera do të jenë pensionistët në fshat që tu rritet pensioni nga 1500-1800 lekë të reja, invalidët e luftës që do të përfitojnë po ashtu një rritje nga 1800-2000 lekë të reja por edhe pensionistët që kanë patur status si mjekë, mësues apo intelektualë të cilëve do tju rritet pensioni nga 2000-2500 lekë të reja. Në këtë skemë të veçantë do të futen edhe pensionistët me sëmundje profesionale. Burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohojnë për gazetën SOT se rritja e propozuar nga qeveria këtë vit ka qenë më e ulëta në këto 10 vitet e fundit. Kjo për shkak edhe të buxhetit të ulët dhe pamundësisë financiarë të papërballueshme nga rezervat e shtetit. Më shumë se 530 mijë pensionistë në të gjithë vendin, pritet të përfitojnë rritje pensioni, duke nisur nga fundi i muajit të ardhshëm. Vendimi i parashikuar nga qeveria i cili ka kaluar tashmë në grupin e punës në ISSH do të përfundojë në javët në vazhdim edhe skemën përfundimtare të rritjes së pensioneve e cila do ti hapë rrugë zbatimit të skemës së re, ku rritja mesatare për pension do të jetë rreth 1 mijë lekë të reja. Nëse nuk ka ndryshime në vendim, sipas asaj që është premtuar, nga muaji maj i këtij viti, pensionet e qytetit do të rriten në masën 5 për qind ndërsa ato të fshatit në masën 10-15 për qind. Ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shprehen se janë përgatitur për të vënë në zbatim menjëherë vendimin e Këshillit të Ministrave, duke e diskutuar hollësisht atë e duke vendosur vleftën në lekë për rritjen sipas kategorive. Sipas tyre, kjo rritje afron së tepërmi nivelet e pensioneve të qytetit me ata të fshatit.
Kategoritë
Statistikat zyrtarë të ISSH-së, tregojnë se në qytet numërohen më shumë se 375 mijë pensionistë. Në rritjen e re te pensioneve parashikohet që të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Sipas skemës së re të rritjes, nga muaji maj e në vazhdim, pensioni i plotë minimal i qytetit do të rritet 5 për qind, ose 1000 lekë të reja për të arritur në 11,466 lekë. Duke përfshirë këtu edhe kompensimet, pensioni minimal mujor për qytetin pritet të arrijë në nivelin 13,226 lekë. Në të njëjtën përqindje do të rriten edhe pensionet e plota maksimale të qytetit. Por, këta pensionistë që marrin këtë lloj pensioni, do të përfitojnë një rritje akoma edhe më të madhe, pavarësisht se përqindja është e njëjtë.
Pensionet e qytetit
Kështu, sipas llogaritjeve paraprake, një pensionist që trajtohet me pension maksimal qyteti, pra me pension të plotë do të marrë një shtesë prej 1900 lekësh në muaj dhe, si pasojë, të ardhurat mujore do të kapin nivelin e 21433 lekëve. Kjo rritje do të jetë kryesisht për disa kategori të veçanta siç janë pensionistët që kanë pasur status mjekë dhe kryesisht shefa shërbimesh ose mjekë profesionistë, pensionistët që kanë punuar në profesione të vështira dhe që për shkak të punës së vështirë kanë pësuar sëmundje profesionale. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë një rritje pensioni që do të jetë edhe rritja më e lartë nga çdo kategori tjetër e pensionistëve si në fshat edhe atyre në qytet.
Sigurimet shoqërore, prioritetet për 2010
Sigurimet shoqërore si një ndër hapat më të rëndësishme për përfitimin e plotë pensionit do të edhe prioritet për këtë vit. Gjithashtu, një rëndësi të madhe do të ketë dhe garantimi i një kostoje fiskale më të ulët; sigurinë financiare të pensionistëve dhe të drejtat e fituara të kontribuuesve, si dhe roli maksimal i shtetit në forcimin e kontrollit ndaj institucioneve të licencuara të investimeve, të cilat do të operojnë në tregun e sigurimeve e të pensioneve. Njëkohësisht, objektivi kryesor afatmesëm i përcaktuar në dokumentet strategjike si SKZHI 2007-2013, Plani Kombëtar i Zbatimit të MSA dhe dokumenti për reformën në pensione, është edhe zhvillimi bashkëkohor i skemës së sigurimeve shoqërore të detyrueshme dhe kombinimi i qëndrueshmërisë financiare të tyre, në kuadrin e një sistemi shumëkolonësh. Sipas specialistëve, mendohet që të gjitha këto do të mund të realizohen, falë përmbushjes së garantimit të mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme.
Ja dokumentacioni për përfitimin e pensionit sipas kategorive
Për pension pleqërie duhen këto dokumente. Certifikatë lindjeje me fotografi.
Certifikate e gjendjes familjare. Certifikate martese (vetëm për kërkueset femra).
Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës, apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje.Fotografi për librezën e pensionit. Periudha e sigurimit dhe lloji i punës: Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vërtetim për periudhën e sigurimit të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, te vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Vërtetim gjykate për njohje vjetërsie në punë. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji nr.7514, datë 30.9.1991, "Për Pafajësinë, Amnistinë dhe Rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politike": Dëshmi penaliteti; Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë. Të ardhurat. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, sipas formularit të miratuar. Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës.
Dokumentacioni për pension invaliditeti dhe familjar
Për pension invaliditeti duhen këto dokumente: Certifikatë lindjeje me fotografi.
Certifikatë e gjendjes familjare. Vërtetim i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë).Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarrësin), (modeli bashkëlidhur). Dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore (para fillimit të punësimit). Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU-ja pranë SQU-së, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidenti në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin). Fletëdrejtimi për në KMCAP nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletëdalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente të tjera. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 1.1.1994, deri në ditën e lënies së punës. Procesverbal i aksidentit në punë. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr.758, datë 1.4.1994, "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut". Vërtetim tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. Për pension familjar. Certifikatë e gjendjes familjare. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes), si te pensionet e invaliditetit. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe llo