E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se çfarë duhet të përmbaje CV-ja e bukurisë tuaj



Kushtojini rëndësi look-ut tuaj dhe qëndroni të freskëta gjatë tetorëshit duke ndjekur udhëzimet e estetistëve për makiazhin në punë. Ndriçimi i fortë, ajri i kondicionuar dhe 1000 fjalë në minutë, të gjitha këto ndikojnë në lodhjen e një dite të zakonshme pune. Por pamja juaj duhet të qëndrojë e freskët dhe të mos tregojë shenja lodhjeje. Për këtë arsye mos përdorni shumë fondatinë (krem pudër) dhe ngjyra të theksuara manikyri për thonjtë tuaj. Ngjyrat e lehta do të sigurojnë jetëgjatësi për pamjen tuaj.
Ja se çfarë duhet të përmbajë CV-a e bukurisë tuaj:
Fytyra
Ju duhet një fondatinë e cila do të qëndrojë për një kohë të gjatë në fytyrën tuaj, dhe jo të fshihet pas drekës. Ekzistojnë shumë lloje të mira fondatinash, tepër cilësore në mbulimin e njollave dhe puçrrave, që e ruajnë efektin deri në 16 orë. Për faqet ju duhet të përdorni ngjyra të lehta, sa për t’i dhënë pak shkëlqim fytyrës suaj. Zgjidhni më mirë një pudër, sesa një krem, pasi ka mundësi që ky i fundit të fshihet apo të përthithet totalisht nga lëkura juaj.
Sytë
Përdorni ngjyra natyrale që sytë të mos duken të mbingarkuar. Peneli mund të jetë pak i papërshtatshëm për makijazhin e zyrës, prandaj më mirë përdorni një laps kaf, sesa të zi, i cili mund të duket pak i rëndë për ditën.
Përdorni një rimel i cili është jetëgjatë dhe i reziston ujit. Rimeli është i rëndësishëm dhe ju nevojitet një produkt i cili ju nxjerr në pah tiparet, por jo sy të mëdhenj si arinjtë Panda.
Buzët
Shmangni lapsat e buzëve dhe shkëlqyesit e tyre, zgjidhni një buzëkuq të mirë, i cili do t’i mbajë buzët e hidratuara gjatë gjithë ditës dhe do t’ju japë një ngjyrë të mirë. Përdorni buzëkuqet në të cilat ekzistojnë disa ngjyra të bukura neutrale dhe që janë të pasura me kolagen, i cili ndihmon në fryrjen e buzëve.
Thonjtë
Thonjtë e lyer nuk japin një pamje të mirë nëse punon në zyrë. Mbajini thonjtë të shkurtër dhe të rregullt, duke përdorur një shkëlqyes në ngjyrë natyrale. Mund të përdorni manikyr që forcon dhe mbron strukturën e thonjve.
Parfumi
Mos u mbingarkoni. Zgjidhni një aromë të lehtë, që është e freskët dhe natyrale. Për shembull mund të përdorni “DKNY Fresh Blossom”, ose “Daw from The Lovely Collection” të Sarah Jessica Parker.
Flokët
Flokët kanë rëndësi të madhe në krijimin e një look-u elegant dhe profesional në punë. Gjithmonë kushtojini pak kohë flokut tuaj në mëngjes, për ta stiluar si duhet, edhe pse nuk keni kohë ta lani përditë. Përdorni mashën për t’i shtrirë ose tharësen për t’i dhënë pak volum. Mbani një stil të thjeshtë dhe të lehtë për ta stiluar dhe kujdesuni që forma e tyre të jetë gjithmonë e rregullt. Përdorni produkte të cilat u japin flokëve shkëlqim dhe bajame për të mbrojtur flokët nga këputja dhe për t’u dhënë atyre një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim. Si përfundim, mund të përdorni spray në mënyrë që flokët të mbajnë sa më gjatë.

Çfarë duhet bërë pas një dite të lodhshme pune

Kohët e fundit termi “femra fatale” duket se ka dalë nga qarkullimi. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë hijeshi të tyren. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen “perëndesha të seksit”. Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojë 15 mënyrat për t’u bërë “perëndeshë e seksit”.
1-Thuaji disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thojini ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku të pista.
2-Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë dush. Thjesht fli me robëdëshambër tënd, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që robëdëshambri të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj.
3-Bëjeni ecjen tuaj sa më seksi, duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull.
4-Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.
5-Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet medoemos të dijë për të. Sekreti juaj me siguri që do t’ju ndezë.
6-Kollituni pak më shumë sesa duhet dhe blijini vetes një palë të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë sensuale, duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj.
7-Mos qëndroni më në distancë, pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të mbrapshta. Jepini atij një pickim në të ndenjura ose futini duart nën pantallona.
8-Harrojeni për disa ditë robëdëshambrin e shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra, me një prerje shumë të shkurtër dhe lërini sutjenat tuaja në sirtar. Nisni një bisedë përfundimi i së cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s’kishit asgjë poshtë.
9-Hartoni vetë një plan seksi të papritur.
10-Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.
11-Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie me shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.
12-Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t’ju pyesë përse po e vështroni aq shumë dhe një nga përgjigjet tuaja mund të jetë: “Po pyesja veten nëse edhe ti ndjehesh po aq i eksituar sa edhe unë”.
13-Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.
14-Në një natë të veçantë harrojeni tharësen e flokëve. Tunduni gjatë kohës që lëvizni nëpër dhomë në një mënyrë shumë seksi, ndërkohë që shkoni të merrni gotat e verës për të ngritur një dolli së bashku me të.
15-Parfumosuni. Çdo mashkull dëshiron të ketë në krah një femër e cila e çmend me aromën e saj.

ee

4 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›