Shëmtia që jep famën e suksesit
Majkëll Xhekson
Prisnit të ishte dikush tjetër në vend të parë? Majkëll Xhekson, për vite me radhë është konsideruar aktori me ngjyrë më i suksesshëm, por gjithçka që ndodhi më pas është pasojë e egos së tij për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës. Tani ai ngjason me një jashtëtokësor, me hundën që ndryshon çdo ditë. Megjithatë, këngëtari i ka dhënë kurajë vetes për një tjetër shfaqje të bujshme pas shumë vitesh mungesë. Së shpejti ai do të performojë në Londër, ku fansat po presin me padurim të shohin dhe dëgjojnë legjendarin Xhekson.
Merlin Manson
Të flasim seriozisht. ǒka ndodhur me këtë djalë? Me grimin prej fantazme të bardhë, sytë blu dhe buzët të kuqe si të një femre, ai konsiderohet mjaft i veçantë, por edhe qesharak nga shumë persona. Merlin është i çuditshëm vërtet, por nuk mund të mohojmë cilësitë e tij si këngëtar profesionist dhe dëshirën për të eksperimentuar pa fund. Edhe ky mund të konsiderohet një rast shëmtie si zgjedhje personale dhe jo fatkeqësi. Dhe jo vetëm që është i shëmtuar, por të jep ndjesinë e një aktori filmash horror.
Majkëll Berrimen
Nuk bëhet fjalë për grim. Ky aktor, i lindur në Los Anxhelos, vuan nga një sëmundje e cila me kalimin e viteve bën që personat të mbesin pa flokë, thonj dhe dhëmbë. Është i përkryer për filmat horror dhe për këtë arsye ai ka luajtur në filmin horror “The Hills Have Eyes”. Ai po ashtu është shfaqur në shumë filma me fantazi dhe shkencë si “My Science Project”, “Weird Science”, “Armed Response” dhe “Evil Spirits”. Berrimen përgjithësisht zgjidhet për të luajtur role monstrash, djajsh dhe karaktere të tjerë të frikshëm.
Lajl Lovet
Duhet të ketë qenë vërtet me fat që është bërë aktor, pasi edhe për filmat komikë nuk do të mund të kalonte provën. Që është i shëmtuar nuk diskutohet, por si mundi të martohej me aktoren më të bukur të Hollivudit, Xhulia Roberts? Ata u njohën në vitin 1992 dhe pas 3 javësh romancë ata u arratisën dhe u martuan. Për fat të mirë, pas dy vjetësh, Roberts u ndërgjegjësua për pamjen e bashkëshortit të saj, duke kërkuar divorcin. Cila ka qenë arsyeja që ajo e dashuroi? Mbase ky është rasti tipik ku pasqyrohen më së miri personazhet Fiona dhe Shrek.
Emi Uainhaus
Për të qenë i suksesshëm nuk përjashtohet fakti i të qenit i shëmtuar. Këtë radhë bëhet fjalë për këngëtaren angleze të muzikës soul, xhaz dhe R&B, Emi Uainhaus. Prej disa vjetësh ajo është viktimë e substancave narkotike dhe qendër e skandaleve të ndryshme. Me modelin e flokëve të dalë mode dhe tatuazhet në gjithë pjesët e trupit, ajo duket si mashkull gangster. E pyetur në lidhje me tatuazhet, Emi është përgjigjur: “Ndihem më tepër mashkull, sesa femër. Nuk jam lesbike, por më pëlqejnë edhe femrat”. Do të duhej një staf i tërë parukierësh për të ndryshuar pamjen e saj të çuditshme.
Keli Osborn
“Oh, e di që jam e shëmtuar, por kjo nuk është aspak problem për mua”. Kështu është shprehur këngëtarja Keli Osborn, vajza e legjendarit të rokut, Ozi Osborn. Megjithatë, ajo është e dashur nga publiku, i cili vlerëson tonalitetin e zërit dhe performancën prej profesionisteje. Të mos flasim për peshën, pasi do të ulnim vlerat e saj të shumta. Një tjetër problem i këngëtares është edhe mënyra se si grimohet. Gjithçka është e rënduar dhe me ngjyra të ndezura. E talentuar ose jo, këngëtarja është pjesëtare e listës sonë të personaliteteve më të shëmtuara.
Ronaldinjo
Ndoshta është lojtari më i mirë i momentit, më me humor dhe i preferuar nga grupmoshat e reja, megjithatë është një nga lojtarët më të shëmtuar. Braziliani Ronaldinjo, i vetëdijshëm për pamjen e tij, vazhdon të qeshë duke vënë në pah dhëmbët e nxjerrë dhe gojën tepër të madhe. Ai shqetësohet vetëm për futbollin. Kënaqet me atë që i ka falur natyra dhe duket në formë kudo, në fushë, në shërbimet fotografike, të cilat janë të shumta. Mbase pamja e tij është një nga favoret që i ka sjellë pikërisht pamja prej karagjozi.
Marti Feldman
Një tjetër rast i veçantë. Marti Feldman (1934 – 1982), ka qenë një shkrimtar anglez, komedian dhe aktor fitues i çmimit “BAFTA”, njihet për sytë e tij tepër të dukshëm si pasojë e një sëmundjeje të rëndë të quajtur Graves Disease. Ai ka shkruar tekstet e komedive “The Army Game”, “Bootsie” dhe “Snudge” dhe më pas luajti edhe në disa pjesë prej tyre. Ai u shfaq edhe në spektaklin “The Adventure of Sherlock Holmes”, ku ishte producent dhe drejtor Ekzekutiv. Pavarësisht pamjes së çuditshme, Feldman gëzonte një popullaritet të gjerë dhe pëlqehej nga të gjitha grupmoshat.
4 Prill 2009