Familjarët e viktimave të Gërdecit protestojnë: “Shqipëria hyri në NATO me 26 viktima”
Kur Shqipëria ulet për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në NATO, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë zhvilluar dje një protestë në sheshin “Skënderbej”. “Kërkojmë drejtësi për çështjen. Tragjedia të mos përdoret politikisht”, - shprehen ata. Familjarët e viktimave janë shprehur se “Shqipëria hyri në NATO me 26 viktima”. Ndërsa kanë kërkuar nga qeveria dhe nga përfaqësuesit e politikës në përgjithësi që të mos e përdorin për të bërë fushatë tragjedinë e Gërdecit, por të merren me zbardhjen e plotë të saj dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Tragjedia e Gërdecit është ngjarja më tragjike e ndodhur në dekadat e fundit për Shqipërinë. Më 15 mars të vitit 2008, në fshatin Gërdec, pranë Vorës, 15 km nga Tirana, shpërtheu një fabrikë e demontimit të armëve. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën tragjikisht 26 persona, u plagosëm mbi 300 të tjerë, ndërsa qindra shtëpi e dhjetëra biznese u shkatërruan. Në pranga si përgjegjës për shpërthimin dhe vrasje masive janë vënë 3 persona që kishin në posedim fabrikën. Në hetim për këtë ngjarje është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
4 Prill 2009