E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshtiresi per furnizime ne Tripoli

Ne e kemi nen kontroll kryeqytetin tha nje komandant i kryengritesve ne Tripoli. Gjashte dite pas marshimit te kryengritesve ne qytet ishte me te vertete ne pjesen me te madhe qetesi. Edhe nje lagje e qytetit prej se ciles ushtaret e Gaddafi-t goditen ditet e shkuara aeroportin e qytetit tani u mor nga kryengritesit.

Gjendja e furnizimit te qytetit eshte edhe me tej e keqe. Ushqime uji i pishem dhe benzina jane pakesuar. Pak para festes per fundin e muajit islamik te agjerimit Ramazan ne mes te javes ky nuk eshte lajm i mire per banoret si per kete grua

Neve na nevojitet dicka per te ngrene dhe siguri dhe ne po pergatitemi per festen me shume nuk duam nuk duam probleme.

Spitaleve u mungojne medikamente e mjeke

Ka periudha kohe kur nderpritet energjia elektrike nafte per gjeneratore eshte shume e veshtire te gjesh. Kryetari i Keshillit Tranzitor te kryengritesve beri te ditur tani se do te vihen se shpejti ne dispozicion 30.000 tone benzine vec kesaj do te vazhdoje furnizimi me nafte per te garantuar vazhdimin e furnizimit me uje ne qytet.

Bildunterschrift Mungese ushqimesh ne Tripoli

Kryqi i Kuq eshte i shqetesuar per gjendjen e keqe ne spitalet e qytetit. Robin Waudo zedhenes i organizates

Spitaleve u nevojiten urgjentisht medikamente dhe materiale per operacione infuzione dhe pajisje te tjera. Ka probleme sepse per shkak te gjendjes se veshtire te sigurise ka shume pak personel mjekesor ne dispozicion. Ne afersi te zonave te luftimit mungojne punonjes spitalesh.

Suksese ushtarake kryengritesit njoftojne nga Perendimi i vendit. Trupat e Gaddafi-t jane terhequr nga kalimi i rendesishem kufitar per ne Tunizi Ras Axhir. Permes ketij kalimi kufitar tani futen ne Libi ndihmat qe jane urgjentisht te nevojshme. Ne terheqje e siper ushtaret besnike ndaj Gaddafi-t u kane vene flaken puseve te naftes prane As Sidra 150 km ne Lindje te Sirtes. Ne kete rajon po dergohen edhe me tej trupa kryengritese pasi deshtuan perpjekjet e Keshillit Tranzitor te Kryengritesve per nje armepushim. Natoja konfirmoi ditet e shkuara sulme kunder synimeve strategjike te qytetit.

Autor Michael Ehl

Redaktoi Auron Dodi

160

B

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›