Ja sesi Bamir Topi keqpërdori ceremoninë e dekorimit të lumjanit Islam Spahia për të bërë politikë
Presidenti i Republikës ende në detyrë, Bamir Topi ishte dje, në mesditë, në aktivitetin përkujtimor të organizuar në mjediset e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” të fshatit Kolesjan, në krahinën Lumë të Kukësit, ku dekoroi edhe dy personalitete të shquara që dhanë kontribut të veçantë në hapjen e kësaj shkolle të parë shqipe të të gjithë zonës verilindore të vendit.
Ceremonia parashikonte disa etapa: referimi i bërë nga studiuesit dhe historianët mbi përpjekjet për shkrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në krahinën e Lumës, referim mbi veprimtarinë atdhetare të luftëtarit dhe patriotit të shquar Islam Spahia dhe hapjes së shkollës nga i biri, Riza Spahia, si dhe referim mbi ndikimin e rëndësishëm edukues e mësimdhënës që pati kjo shkollë e parë në të gjithë Qarkun e Kukësit, përndryshe krahinën e Lumës.
Mirëpo në një moment ceremonia e përgatitur deri në detaje, me një skaletë të paracaktuara nga organizatorët u hodh në erë nga një lajmërim i beftë i moderatores: “Për shkak të angazhimeve të shumta të z. Topi ceremonia e dekorimit do të bëhet tani”. Fillon himni Kombëtar, mbarojnë dekorimet. Në këtë mënyrë, si duket, me kërkesë të stafit të Presidentit Topi u përshpejtua ceremonia e dekorimeve që u ndoq nga kamerat e shumta të televizioneve, më pas politikani Topi doli nga salla kryesore për të dhënë jashtë ambienteve një deklaratë të fortë politike kundër kryeministrin Berisha. Ndërsa pyetja është nëse ceremonia e përgatitur aq mirë nga Shoqata atdhetare “Luma” firoi për shkak të drekës së Presidenti Topi? Përgjigja është “përndryshe gjella do ftohej”. Përtej kësaj dukej se Presidenti Topi sikur kishte ardhur në këtë eveniment jo për të dekoruar dy personalitete të shquara për kontributin e veçantë në hapjen shkollës së parë shqipe të të gjithë zonës verilindore të vendit, por për të ushqyer polemikën politike me kryeministrin Berisha.
Afërmendsh nëse nuk është përdhosje ndaj përkujtimit të Islam Spahisë dhe krahinës së Lumës, kjo së paku është një keqpërdorim i evenimentit, ngase vështirë mund të gjendet një precedent i mëparshëm. Kësaj i thonë të bëhesh me zor protagonist në festën e tjetrit, këtu rastis me hapjen e shkollës së parë në Lumës 100 vjet më parë.
Megjithatë është hera e tretë brenda 20 ditëve që ky politikan kërkon të jetë protagonist do kudo dhe po “prish” ceremoninë nderuese të këtij vendi, si fillim ishte qëndrimi jo serioz i zyrës së Presidentit për ftesën e hapjes së Ambasadë së Kosovës, së dyti ishte “refuzimi” për të shkuar në ceremoninë përkujtuese të Lidhjes së Lezhës dhe së fundmi keqpërdorim i ceremonisë së nderimit të figurës së Islam Spahisë për të sharë kryeministrin Berisha si komunist. Kur është i njëjti president Topi që dekoroi prokurorin komunist Skënder Breca dhe refuzoi me heshtje firmosjen e ligjit të Lustracionit. Në të dyja rastet krejt e qëllimshme. Sepse nëse kishte këto opinione dhe mendime, ky mosmirënjohës duhet t’i kish pasur gjithmonë, me siguri, nuk do të kishte pranuar të bëhej deputet i PD, kryetar grupi parlamentar i PD, nën/kryetar i PD dhe në fund president me pëlqimin dhe votimin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha. Fytyra e vërtetë e këtij politikani “të djathtë” doli të ishte kur votoi për Edi Ramën si Kryebashkiak të Tiranës, qyteti që u gjymtua në thelb nga instalimi i betonarmesë në hapësira të gjelbrat. Me çfarë morali deklarohet i djathtë, pro-pronës kur pronat e tiranasve u trajtuan për 11 vite si tokë e askujt, apo pro- të përndjekurve kur dekoroi xhelatë dhe promovoi sharlatanë faqezinj.