Kur presidenca është një top lecke
Kuptimi semantik i leckës është ai i gjësë së pavlerë, të parëndësishme e që s’zgjidh kurrë asgjë. Kjo semantikë po zgjerohet, tani që një uzurpator tek institucioni i Presidencës, po e përdor atë për sulme të padenja e të pavërteta dhe që dëshmojnë aleancën imorale të ish-djathtistit Topi me pinjollët e persekutimit komunist. Dje ishte shembulli si mund të përdhoset një institucion kushtetues për interesat e një klani imoral në politikë
Bamir Topi e ka shndërruar Presidencën në një top lecke... edhe kjo pa ndonjë farë vlere.
Është e tepërt të sqarojmë kuptimet që mbart fjala “leckë”. Por në vija të përgjithshme nuk mund të mos evidentojmë se kuptimi semantik i leckës është ai i gjësë së pavlerë, të parëndësishme e që nuk zgjidh kurrë asgjë.
Falë “meritës” së Presidentit Bamir Topi, kjo semantikë po zgjerohet.
Kjo pikërisht ndodh tani që një uzurpator tek institucioni i Presidencës, po e përdor atë për sulme të padenja, të pavërteta dhe që më shumë se çdo gjë tjetër, dëshmojnë aleancën imorale të ish-djathtistit Topi me pinjollët e persekutimit komunist.
Sulmet e padenja të kulmuara dje, startojnë jo shumë larg, por që kur Bamir Topi refuzoi dekretimin e ligjit të lustracionit, ndërsa dje çirrej “për hapje dosjesh”.
Po ai ligj lustracioni, ndoshta nuk e ka kuptuar Bamir Topi, se “hapje dosjesh” kërkonte e parashikonte?
Ja, ta zëmë se ju plotësua “dëshira” e munguar Bamir Topit, për hapje dosjesh.
Çdo të bëjë ai, do të vazhdojë të tallet e të shkelë ende mbi veten, kur të hapen edhe dosjet e atyre gjyqtarëve, me dosje, që ai propozonte për në Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese?
Po me ato dekoratat, e shndërruara në emblematike, që ai shpërndan për persektutuarit, çdo të bëjë Bamir Topi?
Mos vallë do ti mbledhë e ti shkrijë për skrap..., apo ..., apo..., të kruajë..., ndonjë gjë me ato...?
Çfarë shet dhe kujt ia shet Bamir Topi, që edhe leckën dhe atë pak vlerë të saj, po e zhvlerëson...?
Por, ndërsa lecka leckë ngelet, në çfarëdo lloj “konsiderate” ndaj saj, Bamir Topi me sjelljet e intensifikuara së fundmi, sjellje që përpos sulmeve të padenja dhe të pavërteta dhe që më shumë dëshmojnë aleancën imorale të tij si ish-djathtistit me pinjollët e persekutimit komunist, po e ul (ai Bamir Topi) institucionin e Presidencës në nivelin e leckës.
Mbi palët ai nuk mund të konsiderohet më.
Dhe jo vetëm kaq, por ai dje konfirmoi që është palë, por që “forcën” e tij e sheh të lidhur me leckë-Presidencën. Në qoftë se ai do të kishte kurajën të shkëputej nga Presidenca, e të guxonte të maste “forcën” jashtë asaj godine, atëherë gjithkush e merr me mend se pas shkëputjes së tij nga Presidenca, çdo të ngelej dhe çdo të përfaqësonte ai nga modeli leckë-Presidencë, që ka krijuar...
E pra..., do të ngelej dhe ai do të përfaqësonte..., asgjë më shumë se..., leckën...