Ja si arsimohen fëmijët e ngujuar në kushtet e shtëpisë
Autori i Lajmit: red.
Mësuesit punojnë me fëmijët e ngujuar sipas një plani të caktuar mësimor vjetor. Sipas të dhënave nga MASH, viti mësimor është jo më pak se 25 javë. Mësimi zhvillohet tri herë në javë, me 10 orë/javë. Orët e mësimit janë nga 45 minuta. Aty ku ka më shumë se një nxënës, që u përkasin klasave të ndryshme, punohet me sistemin e klasave kolektive. Kur është e mundur, nxënësit grumbullohen në një nga familjet (vatrat mësimore) që ka fëmijë të ngujuar. Në vatrat mësimore ku ka nxënës të arsimit fillor, jep mësim një mësues i këtij cikli, ndërsa për vatrat mësimore ku ka nxënës të klasave 5-8, jep mësim një mësues i ciklit të lartë. Në çdo dy vatra mësimore të klasave 5-8, që janë pranë njëra-tjetrës, jep mësim një mësues i lëndëve shoqërore dhe një mësues i lëndëve natyrore, duke u alternuar, me qëllim që të mbulohet mësimdhënia në lëndët kryesore.
Regjistrimi
Nxënësit regjistrohen në klasat dhe shkollat përkatëse në dokumentacionin bazë të shkollës. Çdo mësues mban një fletore regjistër. Të dhënat e fletores regjistër hidhen në regjistrin e klasës, një herë në javë. Të dhënat përfundimtare hidhen në amzën e shkollës dhe nxënësit pajisen me dëftesë, bazuar në rezultatet e fituara. Drejtoritë arsimore rajonale, zyrat e arsimit dhe drejtoritë e shkollave forcojnë bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor, për të evidentuar rastet e fëmijëve të ngujuar.
Psikologu
Të gjitha DAR/ZA ku ka fëmijë të ngujuar sigurojnë shërbim psikologjik për këta të fundit. MASH, në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, për të krijuar shanse të barabarta në edukimin e nxënësve, e kryesisht të fëmijëve që janë të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes, hartoi projektin “Të mbrojmë fëmijët nga fenomeni i gjakmarrjes”.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008