Studim i “Fredoom House”, 2000 fëmijë të ngujuar
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Gjakmarrja
Nuk janë pak familjet që i “fshihen” gjakmarrjes në vendin tonë. Nëse ky fenomen ka qenë më shumë i përhapur në Veri tani ka zbritur edhe në jug të Shqipërisë. Por midis të tjerëve viktima të “marrjes së hakut” bëhen edhe fëmijët. Shumë prej tyre, së bashku me prindërit, detyrohen të ngujohen në shtëpi për t i shpëtuar “pushkës së gjaksit. Gjakmarrja i ka mbyllur në “burg” këta fëmijë, duke u mohuar edhe të drejtën për arsim. Ndonëse nuk kanë munguar edhe iniciativat e MASH për arsimimin e këtyre fëmijëve në kushtet e shtëpisë, sërish arsimimi i tyre mbetet i kufizuar. Një studim i viteve të fundit i organizatës së njohur “Fredoom Houese” raporton rreth 2000 fëmijë të përfshirë në gjakmarrje në gjithë Shqipërinë. Në studim theksohet se janë të shumtë të miturit që, për shkak të këtij fenomeni, detyrohen të kryejnë krime dhe të vetizolohen, të ndihen të kërcënuar nga vdekja në çdo moment si dhe të bëhen pre e analfabetizmit duke mos u arsimuar. Po sipas të dhënave të të njëjtit studim, të marra nga GSHDNJ, statistikat tregojnë se vetëm në Shkodër numërohen rreth 70 nxënës që kanë braktisur shkollën për shkak të gjakmarrjes. Viti 2004 numëron rreth 160 fëmijë që janë detyruar të mos e vazhdojnë shkollën ku rreth 73 prej tyre rrezikohen drejtpërdrejt për jetën e tyre. Karakteristikë për të janë zonat rurale të pjesës veriore të Shqipërisë të kushtëzuara gjithashtu edhe nga terreni dhe shtrirja e këtij krimi kryesisht në zonat veriore. Sipas Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut është e nevojshme që ndaj gjithë të miturve në të tilla kushte të aplikohen format e arsimimit në shtëpi përmes mësuesve të angazhuar nga kjo drejtori. Gjithashtu mësuesit që do të punojnë në kushte të një shkalle të caktuar vështirësie duhet të marrin pagesa suplementare lidhur me aktivitetin që ushtrojnë. Vitet e fundit janë karakterizuar nga një rënie e numrit të vrasjeve për shkak të gjakmarrjes dhe për më tepër është ulur numri i familjeve të ngujuara. Sipas të dhënave nga GSHDNJ-ja, rezultojnë rreth 670 familje të ngujuara nën gjakmarrje, duke lënë pa shkollë 160 fëmijë, nga të cilët 73 të rrezikuar për jetën. Rrethet më problematike dhe më të familjarizuara me këtë problem janë kryesisht rrethet e veriut të Shqipërisë ku dominon Shkodra, Malësia e Madhe, Tropoja, Kukësi, Burreli, etj. Por gjithashtu dhe zona e Shqipërisë së Mesme dhe ajo Jugore ka një numër të madh familjesh të ngujuara për shkak të gjakmarrjes. Këtu hyn Vlora, Berati, Fieri, Tirana, Durrësi, etj. Megjithatë, shifrat e mësipërme nuk janë tejet të plota, pasi një pjesë e mirë e familjeve që ndodhen nën efektin e fenomenit të gjakmarrjes përpiqen të mos e bëjnë publike këtë fakt dhe për rrjedhojë numri i familjeve të ngujuara mendohet të jetë më i madh. Sipas GSHDNJ-së, këtu ndikon edhe një numër jashtëzakonisht i madh i familjeve që për motive gjakmarrjeje janë detyruar që, në mënyrë legale apo ilegale, të braktisin atdheun e tyre në kërkim të sigurisë dhe të një aktiviteti vital jashtë vendit.
Grupet e pajtimit
Në Shqipëri ka disa grupe pajtimi dhe janë të gjitha OJF. Numri i tyre deri tani është 11. Organizata më e madhe është Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar. Misionarët dhe shoqatat e pajtimit kanë pasur rol të rëndësishëm dhe rezultate pozitive. Numri i të vrarëve nga gjakmarrja nga viti 1990 deri 1998 ka qenë 2500. Falë ndërhyrjeve të misionarëve dhe shoqatave në vitin 2001 ai është ulur deri në 1370. Ndërsa nga 2001 deri në 2004 nëpërmjet ndërhyrjeve të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar ka arritur deri në 720 viktima të gjakmarrjes.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008