E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi amerikan, zgjidhni fjalëkryqe nëse vuani nga kujtesa

Autori i Lajmit: red.
Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2010, në Shtetet e Bashkuara do të ketë rreth 500 mijë pacientë me sëmundje të Alcajemerit. Studimet të mëparëshme kanë lënë të kuptohet se personat që marrin barna kundër dhimbjeve për të luftuar pezmatime të ndryshme janë më pak në rrezik për t u prekur nga humbja e kujtesës apo dementja, prognozë e Alcajmerit. Për këtë arsye, shkencëtarët kryen një tjetër studim për të vërtetuar rezulatet e studimeve të mëparëshme. Ekspertët e dijnë se pezmatimi në trup mund të dëmtojë funksionin e qelizave dhe njerëzit me dementia shpesh tregojnë nivele të larta pezmatimesh në trupin e tyre. Nisur nga kjo, shkencëtarët filluan të mendonin se në qoftëse pezmatimi bllokohej duke i dhënë pacientit barna Celebrex dhe Aleve, barna që përdoren zakonisht kundër dhimbjeve, dëmtimi i qelizave mund të pakësohej dhe humbja e kujtesës ose dementia të parandalohej. Për të provuar këtë teori ata morën në shqyrtim mbi 2100 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik të lartë për t u prekur nga Alcajmeri, pasi çdo njëri prej tyre kishte patur në familje nga një person me këtë sëmundje. Rreth 900 pjesmarrësve iu dha placebo, barna që duken si ilaçe por nuk bëjnë efektin e tyre, ndërsa të tjerëve iu dha Celebrex ose Aleve. Ata iu nënshruan këtij trajtimi duke marë këto barna e placebo dy herë në ditë për tre vjet me radhë. Rezultatet treguan se personat që morrën Celebrex e Aleve kundër pezmatimit nuk ndjeheshim më të mbrojtur ndaj dobësimit të funksioneve mendore. Në fakt gjatë ushrimeve mendore ata që morrën Aleve dhanë rezultate më të dobëta sesa ata që u trajtuan me placebo. Shkencëtarët kanë në plan të vazhdojnë mbikqyrjen e këtyre pacientëve për të parë nëse efektet e ilaçeve shfaqen më vonë. Por tani për tani ata thonë se barnat kundër dhimbjeve nuk mund të rekomandohen për të pakësuar rrezikun ndaj alcajmerit.
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të pakësuar këtë rrezik është kujdesja për trurin, nëpërmjet ushtrimeve fizike, dietës së shëndetëshme, duke mos pirë duhan, si dhe aktivizimi i qelizave të trurit duke lexuar, zgjidhur kriptograme dhe duke kryer ushtrime a veprimtari të tjera mendore.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›